Ky interpretim nuk ka baza shkencore. Në vitin 2012, pritet të ndodhë vërtet diçka e lidhur me aktivitetin diellor dhe lëvizjen e planetëve, por sipas shkencëtarëve, ky është një aktivitet i pritshëm dhe i paralajmëruar, që nuk ka lidhje me "profecinë e majave". Çfarë do të ndodhë? Sipas shkencëtarëve në muajt e fundit të vitit 2012 do të ketë një kulm të aktivitetit diellor, që mund të shoqërohet me krijimin e disa zonave magnetike të rrezikshme, por sipas tyre, kurrsesi nuk mund të flitet për fundin e botës, apo teori të ngjashme.
Teoria për "21 dhjetorin 2012" ka marrë dhenë në kulturën popullore edhe për shkak të aplikimit të saj, në disa serialë televizivë shumë të ndjekur. P.sh. në pjesën e fundit të serialit fantastiko - shkencor "X-Files", tregohet se 22 dhjetori i 2012-s (pra një ditë pas 21 dhjetorit të famshëm), është data e planifikuar nga një popull alienësh për pushtimin e Tokës. Edhe Roland Emmerich, regjisor shumë i njohur për filmat me skenar katastrofash, ka gati një film me titullin e shkurtër "2012". Ky film pritet të dalë në kinematë e botës, më 13 nëntor 2009.
Gazeta Shekulli