Perse meshkujt nuk duan te martohen

Perse meshkujt nuk duan te martohen

Shumica e njerëzve kanë frikë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të cilat i çojnë të sillen në mënyrë të dyfishtë andaj nuk janë të sigurt se çka do t’u ndodhë nëse vendosin që tërë jetën ta kalojnë vetëm me një femër. Nëse i dini cilat janë problemet e vërteta të tyre, mund t’i qetësoni dhe t’ua hiqni frikësimet e tyre duke u treguar se brengat e tyre janë të paarsyeshme.

U frikësohet ndryshimeve


Është ky një moment kur meshkujt nuk mendojnë që femra do t’i pranojë ashtu siç janë dhe frikësohen se do të përpiqen t’i ndryshojnë. Për t’i bindur se nuk do të ndodhë ashtu, patjetër duhet t’ua bëni me dije që do t’i pranoni në tërësi edhe anët negative edhe ato pozitive të tyre.

Shokët e tij janë ende beqarë


Kjo duket si një nga ato arsyet e papranueshme, mirëpo është e vërtetë. Meshkujt kanë më pak tendenca të fillojnë një lidhje serioze, nëse miqtë e tij më të mirë janë ende beqarë. Ka mundësi që ai të ndihet i veçuar nga të tjerët në ato netët kur dalin meshkujt bashkë.

Mendon se është shumë i ri


Ai mund të mendojë se është shumë i ri për të filluar një lidhje serioze. Meshkujt zakonisht mendojnë që para se të fillojnë lidhjen serioze duhet të provojnë mjaft gjëra të tjera dhe të ‘shijojë’ jetën para se t’i përkushtohen një personi të vetëm.

Nuk është i gatshëm për martesë


Ndoshta ai frikësohet të mbetet me një person për tërë jetën, prandaj dëshiron që të ‘hulumtojë’ edhe mundësi të tjera.

E ka dikë tjetër


Ndoshta ai sapo është ndarë nga dikush tjetër, prandaj nuk është i gatshëm për një tjetër lidhje, apo thjesht kjo ‘dikush tjetër’ është motra e tij ose një mike e afërt, së cilës ju nuk i pëlqeni.

Është i përqendruar në karrierë


Nëse dikush dëshiron të arrijë sukses në punën që bën dhe ky për të është qëllimi kryesor i jetës dhe është i përqendruar vetëm në karrierë, martesa për një person të tillë nuk është opsioni më i mirë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama