Që njerëzit kryesisht në vendet e industrializuara jetojnë më shumë, tregon edhe statistika. "Jetëgjatësia është rritur vazhdimisht vitet e fundit", shpjegon Bettina Sommer e zyrës federale të statistikave në Wiesbaden. "Në krahasim me 130 vjet më parë, jëtëgjatësia është dyfishuar".
Sommer drejton grupin e punës, që llogarit cdo vit jetëgjatësinë mesatare për cdo moshë. Një vajzë gjermane e lindur sot ka një jetëgjatësi mesatare prej 82 vjeteësh, një djalë i sapolindur një jetëgjatësi mesatare prej 76 vjetësh. Megjithatë kjo jetëgjatësi mesatare është një vlerë hipotetike, një prognozë. Ajo nuk ka bëjë aspak me faktin, se sa jeton secili.
"Para 130 vjetësh sigurisht që nuk kanë vdekur të gjithë në moshën 38 vjec", thotë Sommer. "Shumë kanë vdekur të rinj, por ka patur edhe njerëz, që janë bërë më shumë se 60 dhe që kishin shanse të mira për t´u bërë më shumë se 70 vjec." Vdekshmëria e lartë e fëmijëve e ul shumë mesataren e moshës së një popullsie. E zëmë se dy nder katër vetë beheshin 80 vjec, dy vdesin gjatë lindjes. Kështu jeta mesatare në këtë rast është 40 vjet. Edhe sikur nga të katër njerëzit vetëm njëri të vdiste gjatë lindjes dhe tre ta arrinin moshën 80 vjecare, jetëgjatësia mesatare do të ishte 60. Rënia e vdekshmërisë së fëmijëve i dedikohet kryesisht zhvillimit të mjekësisë. Nga vaksinimet dhe antibiotikët jeta e fëmijëve të vegjel nuk është sot aspak e rrezikuar. "Kjo ka bërë, që jetëgjatësia mesatare në përgjithësi është rritur aq shumë. Vitet e fundit është rritur edhe jetëgjatësia e të moshuarve" thotë Bettina Sommer.
Gjermania e parë në rang global hyn te vendet me jetëgjatësinë më të lartë në mbarë botën. Dhe shifrat rriten gjithnjë, megjithatë jo kudo në botë, thotë Bettina Sommer. "Në fakt jetëgjatësia në botë dhjetëvjecarët e fundit është rritur, por ka gjithnjë zhvillime, që shkojnë në kahun e kundërt."
Në vendet e prekura shumë nga sida, jetëgjatësia është e shkurtër, sepse atje vdesin shumë të rinj. Pikërisht në vendet e Afrikës së Jugut jetëgjatësia në bazë të statistikave është nën 40 vjec. Ndryshimi i kësaj tendence është qëllimi i shumë organizatave humanitare, të cilat përpiqen të luftojnë epideminë e sidës dhe vdekshmërinë e fëmijëve.
Me çdo vit, që njeriu jeton më shumë, shtohet edhe jetëgjatësia e tij në përgjithësi. Që do të thotë, sa më i rritur aq më të mëdha janë shanset edhe për t´u bërë më plak. Një 20 vjecar ka një jetëgjatësi më të lartë se sa një fëmijë i sapolindur, sepse ai u ka rezistuar rreziqeve, që ka kaluar deri tani. "Kush është sot 80-të ka shanse të mira për t´u bërë 81. Një fëmijë i sapolindur duhet të arrijë një herë deri në 80 vjec" thotë Sommer.
Anneliese Bee është sot 92. Nga mendja është fit, nga ana fizike mosha e madhe i bën pak probleme. Ajo nuk dëgjon mirë, ka atrozë në kyce dhe nuk i ka këmbët shumë të forta. Kur para një viti u rrëzua me bicikletë mjeku i dha një karrocë, ku të mbahej për të ruajtur ekuilibrin. Dhe prej atij momenti asaj iu bë e qartë. "Kur mjeku më tha që të përdorja një gjë të tillë, mendova tani e pata, tani jam plakë".
Verena von Kajc : DW