Personat egoiste dhe agresive me te suksesshem ne pune

Personat egoistë dhe agresivë më të suksesshëm në punë
Edhe pse egoizmi nuk është një cilësi e cila do t’ju bëjë të popullarizuar në shoqërinë tuaj, duket se në punë mund t’i shërbejë karrierës suaj. Një hulumtim i realizuar së fundmi, është treguar se personat joegoistë dhe të këndshëm janë më të dëshiruar në shoqëri, por nuk konsiderohen kandidatë të mirë për të qenë liderë. Agresioni nënkupton fuqi, derisa sjellja altruiste perceptohet si shenjë e dobësisë. Shkencëtarët kanë dashur të zbulojnë se cilat cilësi i lidhim me aftësitë e nevojshme për udhëheqje. Rezultatet kanë treguar se pjesëmarrësit simpatikë ishin më të popullarizuarit në grupe, por janë konsideruar si mendjelehtë dhe të dobët. Ndërsa ata me sjellje dominuese dhe agresive janë vlerësuar si persona “alpha”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama