Në mesin e 7 mijë të intervistuarve në studimin britanik, janë regjistruar 369 raste të vdekjes, si dhe infarkte, të cilët nuk kanë pasur epilog fatal. Rrezik nga gjendje të tilla ka qenë te dy të tretat më i lartë te të anketuarit, të cilët kanë punuar tri deri katër orë më shumë përtej orarit. Majk Kivimaki, drejtues i studimit, përmend se është e mundshme që edhe mënyra e jetesës së personave që punojnë përtej orarit, të përkeqësohet si rezultat i ushqimit të keq ose shtimit të konsumimit të alkoolit.
“Shpresojmë se studimi ynë do t’iu ndihmojë njerëzve që të marrin vendime të mira dhe t’iu largohen veseve të dëmshme dhe të shqyrtojnë preventivën e sëmundjeve të zemrës”, këshillon Kivimaki.