Nën interpretimin përkrah Soni Malajt (Velma Kelly) dhe tenorit amerikan Justin Vickers (avokati Billy Flynn), Cani me personazhin e vet "dëshmon" për "epshet" e kohës moderne, në një sistem të errët drejtësie.
Në fillim të shfaqjes prezantohemi me Velma Kelly (Soni Malaj), një vajzë që ishte prezent e aktit, kur kapi bashkëshortin me motrën e saj. Velma na fton të ilustrojmë "All that Jazz" duke treguar historinë e Roxie Hart (Miriam Cani). Roxie bind bashkëshortin e saj Amos (Saimir Çili) që viktima është një kriminel dhe ai zbaton dhe ai zbaton kërkesën e saj. Roxie shpreh mirënjohjen e saj me këngën derisa policia i tregon Amosit se Roxie e njihte kriminelin në mënyrë intime dhe Amos tërhiqet.
Eksperienca e parë e Roxie-t me sistemin e drejtësisë është në Burgun Cook Country, në qelitë e femrave, ku e dënuar ishte Velma dhe shumë vrasëse të tjera. Burgu i grave është i kryesuar nga Matron "Mama" Morton (Vikena Kamenica), sistemi i ndihmës së të cilës është shumë i përshtatshëm për klientelën e saj. Ajo ka ndihmuar Velma-n të shndërrohet në vrasësen e javës për median dhe sillet si të jetë një menaxhere e shfaqjes për rikthimin e Velmas në skenë.
Velma nuk është aspak e lumtur kur sheh Roxien, e cila jo vetëm po i merr vëmendjen, por edhe avokatin Billy Flynn (Justin Vickers). I njohur për klientelën e tij vetëm femërore. Billy merr çështjen e Roxie-t dhe e ndryshon historinë e saj, me ndihmën e gazetares Mary Sunshine, e cila gjithmonë mundohet të gjejë diçka të mirë tek çdokush. Konferenca e shtypit e Roxie-t kthehet në një akt ventriologu, ku Billy i dikton asaj një version të ri të së vërtetës, ndërsa Roxie lëviz buzët.
Roxie shndërrohet në lajmin e madh të Chicagos dhe lajmet e Velmas, data e gjyqit dhe karriera janë të lëna mënjanë. Velma përpiqet të flasë me Roxie-n, duke rikrijuar aktin e motrave, por Roxie e refuzon dhe më pas zbulon se lajmi i saj është zëvendësuar nga krimi i radhës pasional. Siç kishte premtuar, Billy nxjerr Roxie-n nga burgu, por kur jepet vendimi, disa lajme shumë sesancionale krimesh tërheqin vëmendjen e mediave dhe ndjenja e famës së Roxie-t merr fund. Ajo bashkohet me Velman në atë akt, në të cilin ato kërcejnë për jetën e tyre dhe më pas e gjithë kompania bashkohet për finalen e madhe.
Marre nga : Gazeta Metropol