Peru lumi Amazon ne minimumin historik
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Lumi Amazon, ne veri-lindje te Peruse, ka rene ne nivelin e tij me te ulet ne 40 vitet e fundit duke shkaktuar nje dem te madh ekonomik per shkak te bllokimit te transporteve.
Te pakten gjashte varka te medha kane mbetur te bllokuara ne ceketire, ne afersi te portit te qytetit te Ikuitosit.
Niveli i ulet i ujit vjen si pasoje e tejzgjatjes se thatesires, bejne te ditur meteorologet lokale.
Lumi pritet te ulet edhe me tej para se te filloje sezoni i shirave, i parashikuar per muajin e ardhshem.
Ikuitosi dhe qytete te tjera ne Peru nuk kane lidhje rrugore me rajonet e vendit qe preken nga shirat dhe per pasoje varen direkt nga lumi Amazon.
Ushqimet dhe furnizime te tjera po transportohen nga varka te vogla qe mund te lundrojne ne ceketire dhe te kalojne mes blloqeve te baltes.