Peruja kerkon burg per fotomodelen me flamur

Peruja kërkon burg për fotomodelen me flamur
Fotot sugjestionuese të Leysi Suarezit, e cila është edhe një kërcimtare e grupit "Alma Bella", u botuan në faqen e parë të revistës "Farandula" dhe shkaktuan reagime shumë të ashpra nga politikanët në vend, ndërsa Peruja përgatitet të festojë 187-të vjetorin e pavarësisë së saj nga Spanja.

"Këto janë simbole patriotike që kërkojnë respekt shumë të madh dhe ndaj përdorimi i tyre vend e pa vend kërkon ndëshkim", u deklaroi gazetarëve ministri i Mbrojtjes, Antero Flores.

"Kjo është një fyerje e madhe", shtoi ai.


Flores urdhëroi një prokuror publik të merrej me këtë çështje dhe të ngrinte akuza. Suarez tha se ajo e konsideronte patriotike pozimin me flamur. "Nuk kam bërë ndonjë krim. E dua Perunë dhe e kam treguar këtë me trup dhe zemër", tha kërcimtarja për radion RPP. "BBC"

Marre nga : Balkanweb.com


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama