Sipas kompanisë hungareze, ajo ka patur kontakte dhe është këshilluar nga Jobs që në themelimin e saj në vitet 1980, kur teknologjia kompiuterike ishte tërësisht e panjohur në Hungarinë e atëhershme komuniste.
”Apple” na ndihmoi me para dhe me ekspertë, në një kohë kur “Grapihisoft” ishte vetëm një kompani e vogël dhe me burime të kufizuara, e cila punonte në një klimë shumë të vështirë politike, në regjimin e atëhershëm komunist. Jobs është një prej personaliteteve më të mëdha të kohës moderne”, deklaroi një drejtues i firmës, në përurimin e statujës përpara punonjësve.