Pervjetori i dymbedhjete i rrezikshem per martese!

Pervjetori i dymbedhjete, i rrezikshem per martese!
Qe te dihet se a do t’i qendroje nje martese testit te kohes, nuk mund te thuhet pas dy-tri vitesh, por pas me shume se nje dekade Eshte pare se çiftet ndahen me se shumti pasi qe kane kaluar te pakten nje dekade se bashku. Si shkak me i shpeshte i ndarjes permendet moskuptimi dhe shuarja e dashurise. Shumica e çifteve kane frike nga pervjetori i shtate i lidhjes apo marteses. Por, kete bindje te perhapur e kane demantuar shkencetaret e Oksfordit me pohimin se pervjetori me kritik dhe me i rendesishem eshte ai i dymbedhjeti. Perpos arsyeve te lartpermendura per ndarje, koheve te fundit eshte paraqitur edhe nje tjeter – presioni financiar si dhe grindjet per shkak te mungeses se te ardhurave dhe rritjes se shpenzimeve.

Miti per pervjetorin fatal te shtate, ne te cilin kane filluar qe te besojne shume çifte, ka lindur gjate viteve 1950, pas filmit te njohur “The Seven Year Itch”, me aktoren dhe kengetaren legjendare, Marilyn Monroe. Shkencetaret thone se eshte e pamundur qe te permenden te gjitha arsyet per shkak te te cilave ndahen çiftet, respektivisht shkaterrohen martesat. Çdo çift eshte tregim ne vete. Por, sido qe te jete, nese e keni kaluar pervjetorin e shtate, atehere ju pret edhe pervjetori kyç – ai i dymbedhjeti. Te pakten keshtu thone psikologet!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama