”Të lutem merr ilaçet në kohë” – Shumica e pacientëve nuk janë të rregullt në marrjen e ilaçeve, për këtë arsye, fraza të “lutem merr ilaçet sipas porosive” është më e lodhshmja dhe e përsëritura prej mjekëve.
Një pjesë e mirë e efekteve anësore, varen nga mënyra se si konsumohen ilaçet. Përshembull, nëse një mjek kërkon pirjen e barnave përpara buke dhe pacienti e bën këtë pas, ka më shumë gjasa që efektet anësore të shfaqen.
”Dhembja nuk zhduket menjëherë” – Nga përvoja e tyre, mjekët e dinë se një pjesë e mirë e pacientëve neglizhentë, shkojën tek ata vetëm kur kanë dhembje të forta. Të gjithë kërkojnë që t’i jepen mjekime që të zhdukin menjëherë dhembjet.
Për mjekët, është e lodhshme të përsërisin dhe të shpjegojnë se ato nuk mund të zhduken me një shkop magjik. Dhembja është një reagim i sistemit tonë nervor, i cili shërben si sinjalizues që diçka është duke shkuar keq në trupin tonë.
Ajo mund të eliminohet plotësisht vetëm me kurimin e plotë, ndërsa qetësuesit shërbejnë vetëm për të mpirë përkohësisht sistemin nervor qëndror.
”Mba shënim mjekimet që merr” – Të sëmurët, sidomos ata në mosha të thyera, shpesh herë kanë nevojë për asistencë për pirjen e ilaçeve. Shumë prej tyre, e kanë të vështirë të kujtojnë oraret apo orën kur kanë pirë për hërë të fundit barnat.
Sipas mjekëve të intervistuar, një këshillë që ata japin shpesh është ajo e mbajtjes shënim të orës kur pihen ilaçet apo vendosja e zileve në celular kur ato duhet të pihen herën e ardhshme. Kjo do të ndihmojë dukshëm për të mos pësuar ngatërresa.
”Interneti nuk të bën mjek” – Me avancimin e teknologjisë është shumë e thjeshtë për njerëzit e thjeshtë të lexojnë rreth patalogjive të tyre apo simptomave me të cilat lidhen sëmundje të ndryshme.
Për këtë arsye, janë rritur drastikisht numri i njerëzve që kur shkojnë tek mjeku i tregojnë këtij të fundit se nga se vuajnë. Doktorëve u mbetet vetëm të përsërisin se me mijëra sëmundje shkaktojnë të njëjtat dhembje, prandaj “të lexosh në internet nuk të bën vetë mjek”.
”Farmacisti shpesh herë e ka gabim” – Ndërsa mjekët këshillojnë marrjen e një mjekimi të caktuar, shpesh herë, pacientët reagojnë duke thënë se farmacistët e kanë këshilluar ndryshe.
Ajo që mjekët duhet të përsërisin vazhdimisht, është që farmacistët shpesh herë pëlqejnë të tejkalojnë komptenecat e detyrës së tyre. Ata nuk janë njerëzit e specializuar për caktimin e mjekimeve.
Mjeku ka më shumë njohuri mbi mjekimet që duhen përdorur, prandaj receta e tij duhet zbatohen në mënyrë të përpiktë dhe jo siç ndodh shpesh, me farmacistët që japin ilaçe të tjera të ngjashme apo ndryshojnë kohën kur duhen konsumuar barnat.