1. Shefi juaj
Mund t’ju duket ide sfiduese që të ‘kaloni’ me shefin tuaj, meqë mundeni që, gjatë orarit të punës, të këmbeni shikime seksi, apo për shkak se mund të përfitoni në aspektin e përparimit në karrierë. Por, duhet ta keni parasysh edhe të kundërtën, se nëse lidhja nuk shkon si duhet, mund të mbeteni pa punë.
2. Ish i dashuri i shoqes sate më të mirë
Pa marrë parasysh se sa e vetmuar mund të jeni, kjo nuk është një ide e mirë. Përpos që paraqet shkelje flagrante të rregullave të pashkruara të miqësisë, lidhja e tillë mund t’ju sjellë edhe shumë probleme të tjera. Në një rast të tillë, me gjasë do ta humbnit shoqërinë e shoqes më të mirë. Athua ia vlen?
3. Shoku më i mirë i ish të dashurit tuaj
Ky është një kombinim thuajse njësoj i keq sikur edhe ai parapraku. Ka aq meshkuj me të cilët mund të jeni në lidhje, prandaj nuk duhet hyrë në lidhje me shokun e ish të dashurit, për shkak se, herët a vonë, do t’ju bie që të takoheni me ish të dashurin, gjë që nuk është aq mirë për lidhjen e re, apo jo?
4. Shoku më i mirë i nënës, apo babait tuaj
Është e vërtetë se disa femrave u pëlqejnë meshkujt më të moshuar dhe, deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, nëse edhe ju jeni njëra ndër këto femra, atëherë do të bënit mirë që të evitoni të gjithë miqtë e prindërve tuaj. A keni nevojë për shpjegime shtesë? Kush është belesh e merr vesh.
5. Profesori juaj
Kjo është e ngjashme me lidhjen me shefin. Përpos kësaj, një lidhje e tillë thyen edhe të gjitha rregullat e fakultetit. Sa herë që të merrni notë të mirë edhe vet do të pyeteni se a e keni merituar, me të vërtetë ...