1. Kondensimi – Quhen kështu ato ëndrra që shfaqin elementë që në jetën reale janë tërësisht të shkëputur. Në këtë tip, elementët e një personazhi mund t’i vishen shumë të tjerëve apo e kundërta.
2. Spostimi – Kështu quhet rasti kur një njeri zëvendësohet nga karakteristika që i përkasin tërësisht një tjetri.
3. Identifikimi – Ky është një rast i rrallë i spostimit, i cili verifikohet atëherë kur ëndërrimtari e sheh veten në vendin e dikujt tjetër dhe humb identitetin e tij në ëndërr.
4. Dramatizimi – Lidhet me transformimin e një ideje apo të një koncepti në imazhe. Për shembull, një kafshë e egërsuar mund të paraqesë në realitet diçka që krijon frikë.
5. Simbolizmi – Verifikohet në ëndrrat ku një element i pranueshëm për ndërgjegjen fsheh një përmbajtje të pakuptueshme. Si rrjedhojë, simboli i parë në ëndërr bëhet objekt i një debati të brendshëm për domethënien e ëndrrës.