Fejesa është një ngjarje që ndryshon jetën. Por shpesh, lajmet shpërndahen më shpejt nga sa duhet e marrëdhëniet me të tjerët mund të ndërlikohen. Ja disa mënyra se si mund të jepet ëmbëlsisht lajmi i fejesës
Fejesa
Ai ka bërë pyetjen, ti ke nxjerrë shishen e shampanjës për të festuar dhe tashmë është koha për ta ndarë lajmin me familjen dhe miqtë!
Lajme të tilla që ndryshojnë jetën, udhëtojnë shpejt – në disa raste shumë shpejt – veçanërisht në botën e sotme të obsesionuar nga rrjetet sociale. Po japim pesë këshilla për të ndihmuar çiftet e sapofejuara apo ato që po bëhen gati të martohen se si t’ua japin këtë lajm të tjerëve në mënyrë të këndshme.
Impono terr informativ në rrjetet sociale
Kërkoi çdokujt që di lajmin tënd të mos postojnë asnjë urim në rrjetet sociale deri sa ti të kesh kohë të mjaftueshme për të folur me familjarët, kushërinjtë apo miqtë e ngushtë që janë me të vërtetë të shtrenjtë për ty e që nuk dëshiron të marrin lajmin nga të tjerë. Një njoftim fejese i shkruar në letër për miqtë e ngushtë është gjithmonë një mjet i mirë për komunikim.
Më pak është shumë
Kur vjen puna për të ndarë lajmin në Facebook, dihet se thjeshtësia është më e mira. Një ndryshim i thjeshtë në statusin e marrëdhënies tuaj apo një postim i shkurtër mbi propozimin e ëmbël ju lejon të shpërndani lajmin mirë e bukur.
Bëje personale
Hiq dorë nga klishetë. Shmang emrat intim të partnerit, frazën “shoku im më i mirë” nga shakatë, vargjet e këngëve të Beyoncé apo fjalë të tjera të përdorura me tepri. Një postim i shkurtër dhe i ëmbël që vjen nga zemra pasqyron dëshirën dhe shkakton buzëqeshje e përqafime në botën me rrjetet sociale. Një ide e shkëlqyer, p.sh., është t’i varësh një njoftim qenit në qafë: “Njerëzit e mi po fejohen” apo “njerëzit e mi po martohen”.
4. Ji i ndjeshëm dhe me shije
Shpërndaje lajmin e bukur, duke pasur parasysh se të tjerët mund të mos marrin shije të keqe. Do të ishte shumë mirë nëse fotografon unazën e fejesës bashkë me postimin. Por lexoje njoftimin dy herë për t’u siguruar që ai nuk ngjan as si i pandjeshëm as sikur po krenohesh me çfarë po ndodh.
5. Respekto të dashurin/dashurën tënde
Ki parasysh se ti je vetëm njëra gjysmë e marrëdhënies. Sigurohu që partneri apo partnerja është komode me idenë që do ta shpërndash lajmin dhe me mënyrën se si do ta shpërndash. Mos harro të përfshish të tre në fotografi (ai, ajo dhe unaza!), në fund të fundit, je fejuar me një njeri dhe jo me një gur të çmuar.