"Në kompjuter duhet mbyllur të gjitha dritaret e panevojshme, duhet pamundësuar lajmërimet automatike për emaila të rinj, porositë e shpejta, si dhe duhet ç’kyçur celularin" – thotë Maggie Jackson, autorja e librit profesional me titull 'Distracted'.
Tërheqja e vëmendjes vetvetiu pamundëson përqendrimin në detyrat e punës, gjë që rezulton me një kreativitet më të vogël.
Përqendrimi
- Veprimtaria kronike e shumëfishtë mund ta dëmtojë aftësinë përqendruese – thotë Christine Hohlbaum, autorja e librit 'The Power of Slow'. Në fillim mjaftojnë pesë minuta që njerëzit të merren me ndonjë punë të rëndë psikike. Kur të mund të arrihet kjo njëherë, koha për detyrat e tilla vjen duke u rritur vazhdimisht.
Pranojeni sfidën
Janë të shumtë njerëzit, të cilët jo rrallë heqin dorë nga punët dhe detyrat e vështira, për t’u marrë me detyra më të lehta gjatë orarit të punës.
- Çdo projekt që kërkon sforcim mendor, mendim kritik apo kreativitet, ndonjëherë është i dhembshëm – thotë Jackson.
Pushimi i shkurtër
Njeriu mund të përqendrohet për një kohë të caktuar, por më pas truri fillon që të kërkojë pushim. Përafërsisht çdo orë duhet ngritur nga karrigia e zyrës dhe duhet shëtitur disa minuta.