1.Desktop në rregull
Këshilla e parë është që të pastroni desktop-in. Nëse e përdorni shumë PC është shumë normale që të keni grumbulluar një numër të madh ikonash që të lidhin në një moment me aplikacionet e përdorura më shpesh. Megjithatë bëjini një kontroll dhe hiqni dhe vendosni në një vend tjetër ato më pak të përdorshme.
2.Disk i pastër
Windows përfshin instrumentin e pastrimit të diskut që gjendet në këtë mënyrë Start - All programs-Accessories -System Tools. Më pas mund të shihni vetë mënyrën që doni të pastroni.
3. Organizohuni
Pasi keni bërë pastrimet e para mirë është që dokumentat tuaja t'i keni vendosur nëpër vende të mirëpërcaktuara.
4. Virusi pas porte
Shëndeti i kompjuterit tuaj varet nga prezenca apo rreziku për të marrë viruse.Ndaj është shumë i mirë një antivirus që reagon direkt në rast rreziku.
5. Startup efikas
Ndizni kompjuterin në mënyrë të drejtë duke pritur që programet të hapen të gjitha dhe mos nxitoni. Nëse shihni se ka shumë vonesa atëherë duhet të kërkoni mendimin e specialistit për të mos patur probleme në të ardhmen.