Pesha trupore dhe aktiviteti fizik

Pesha trupore dhe aktiviteti fizik
Përherë kur e matni peshën tuaj trupore kujtohuni se kufijtë idealë të peshës dhe masave trupore mund të jenë të ndryshëm. Pesha trupore është e përberë prej 3 masave: masës muskulore, masës dhjamore dhe masës ujore. Të gjitha këto me një fjalë i quajmë peshë trupore. Njeriu mesatar me peshë trupore 75 kg përmban diku rreth 53 kg muskuj, 7 kg ujë dhe 15 kg dhjamë. Ata të cilët merren me ushtrime të fituesit, pra varësisht prej ushqimit dhe stërvitjes, mund të rrisin masën muskulore dhe njëkohësisht të zvogëlojnë masën dhjamore në trup. Pra, nëse një ushtrues fitnesi peshon 75 kg, trupi i tij do të përmbajë 66 deri 70 kg muskuj dhe 5 deri 9 kg dhjamë.

Edhe pse pesha trupore mund të jetë e njëjtë, përqindja e masave trupore është ajo e cila e dallon atë që merret me fitnes dhe atë që rri ulur. Nga ky shembull kuptojmë se kur ushtrojmë fitnes, e rëndësishme është të dimë përqindjen e tri masave trupore e jo vetëm peshën e trupit, sepse nganjëherë edhe pse ushtruesi ka mbipeshë trupore, por ka përqindje të ultë të masës dhjamore, ai mund të ketë formë të mirë të trupit dhe të duket sikur ka peshë mesatare.

Kjo ndodh edhe në të kundërtën; nëse ushtruesi është nën peshë trupore, por ka përqindje të lartë të masës dhjamore, ai mund të duket sikur ka mbipeshë dhe të ketë formën jo të mirë trupore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama