Pa mundësi për të lajmëruar për shkak të mungesës së një radio, peshkatari ndërroi jetë si pasojë e mungesës së ujit. Teitoi, në kufirin e dehidratimit, arriti të mbijetonte disa ditë më shumë pasi një stuhi tropikale e lejoi që të grumbullonte për të pirë një sasi uji të shiut. Megjithatë, pas 15 javësh në mes të Paqësorit, 41-vjeçari rrëfeu për “Daily Mail” se si i kishte humbur tërësisht shpresat.
”Mendoja se ishte thjesht çështje orësh përpara se të vdisja. Në një moment, më këputi gjumi dhe u zgjova vetëm nga një goditje e barkës. Pashë rreth vetes si në kllapi, si një njeri i sfilitur i cili sapo është zgjuar dhe mund të dalloja një peshkaqen 2-3 metra të gjatë. Megjithatë, ai nuk po më sulmonte, vetëm po godiste barkën me hundë. Në atë moment, në horizont pashë një peshkarexhë, të cilën e sinjalizova me dorë. Ajo ishte shpëtimi im”, deklaroi Teitoi.
”Kam dëgjuar shumë histori të frikshme me peshkaqenë, por unë do t’i jem mirënjohës për të gjithë jetën. Nëse ai nuk do të më kishte zgjuar, atëherë peshkatarët nuk do të më kishin gjetur dhe do të kisha vdekur shumë shpejt”, përfundoi polici, i cili premton se nuk do të shkelë më kurrë në një mjet lundrues në jetën e tij.