Aventurë e keqe për një 58 vjecar, obez, që pasi kontestoi të kishte një problem shëndetësor, nuk mundi të dilte dot nga dera e shtëpisë, pasi peshonte jo pak, por 250 kg. Ngjarja raportohet nga mediat italiane, sipas të cilave, gjithçka ndodhi në rrugën Faggi, në Centocelle. Burri kishte kontaktuar numrin e ndihmës së shpejtë 118, pas një dhimbjeje të fortë në shpinë. Pas mbërritjes, mjekët e panë të udhës ta shtronin në spital, por këtu nisi vështirësia, Burri nuk dilte dot nga dera. Kanë qenë zjarrfikësit që bënë cmontimet e nevojshme, në mënyrë që ai mundi të lëvizte.