Petro Koçi, kreu i PSV91, Partia Socialiste e Vërtetë është emëruar në postin e zv/ministrit të Mbrojtjes. Vendimi për këtë emërim është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2014.
Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga ministrja Mimi Kodheli ka edhe një tjetër zv/ministër që është Dritan Hila. Petro Koçi është një nga themeluesit e Partisë Socialiste dhe ka kontribuar në këtë forcë që nga fillimi i krijimit të saj. Në vitin 2008 ai u shkëput nga PS për të krijuar PSV91.