Pezullim i cuditshem per ish-lojtarin e Interit gjakosi arbitrin me shtrengim dore

Pezullim i çuditshëm për ish-lojtarin e Interit, gjakosi arbitrin me shtrëngim dore

b5aab83b8560cebcbf1f286944080fc6_169_l

Ish-futbollisti i Interit dhe i Parmës, McDonald Mariga u pezullua me 5 javë pas incidentit që pati me arbitrin kryesor të ndeshjes, Pezuton.

Aktualisht, futbollisti luan me Latinan dhe në minutën e 49´ të ndeshjes kundër Entella-s, u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Lojtari nga Guinea nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit dhe shkoi pranë tij duke i shtrënguar dorën e djathtë.

E përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" thotë se futbollisti ia shtrëngoi fort dorën arbitrit, duke e gërvishtur dhe fyer atë. Për pasojë arbitri u gjakos në dorë dhe futbollisti u pezullua për veprimin e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama