Kryeministri Rama foli dje, në Parlament për një pakt të arritur mes shtetit shqiptar dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Sipas tij, pakti pezullon shqyrtimin e padive të reja të pronarëve shqiptarë kundër shtetit.
Zoti Rama deklaroi, dje, në seancën parlamentare:
Por, në faqen zyrtare të gjykatës së Starsburgut nuk jepet asnjë informacion zyrtar për ndonjë marrëveshje apo pakt të arritur ndërmjet saj dhe qeverisë shqiptare.
Përgjithësisht, Gjykata e Strasburgut është e gatshme të bashkëpunojë me shtetet për zgjidhjen e çështjeve ligjore, fillimisht më anë të legjislacionit të vendit përkatës. Ajo gjithmonë aplikon marrëveshjen e pezullimit, në rastet kur qeveritë e vendeve të ndryshme miratojnë një ligj të ri. Por, në rast se çështja nuk zgjidhet as me aplikimn e një ligji të ri, atëherë është e drejta e çdokujt që të kërkojë zgjidhje nga Gjykata e Strasburgut.
Zakonisht këto marrëveshje pezullimi aplikohen për një afat kohor të caktuar. Por Kryeministri Rama, në deklaratën e tij, nuk sqaron nëse ka një përcaktim kohor për zgjatjen e kësaj marrëveshje. Gjithashtu, nga fjala e kryeministrit është i paqartë fati i çështjeve tashmë të regjistruara pranë kësaj gjykate.