Pas katër ditë presionesh, 35 mijë ankesash dhe një ndërhyrjeje nga kryeministri britanik drejtoresha e Radios 2 dha dorëheqjen, dhe drejtori i përgjithshëm Thomson pezulloi komikun më të paguar Jonathan Ross për 12 javë, duke humbur rreth 1,5 milion stërlina nga paga e tij.
BBC-ja përkulet para kritikëve të saj përsëri, shkruan një titull i madh në të përditshme THE INDEPENDENT.
Komiku Jonathan Ross pezullohet për 12 javë, drejtoresha e Radios jep dorëheqjen, dhe guvernatorët kërkojnë një rishikim të standardeve lidhur me shijet dhe etikën në të gjithë rrjetin e BBC-së.
BBC-ja lufton për të qetësuar stuhinë e shkaktuar nga komentet që u konsideruan ofenduese të bëra nga dy komikët e njohur britanikë, shkruan THE GUARDIAN.
Korporata e pezulloi komikun Jonathan Ross duke e quajtur sjellejn e tij "tepër të të papranueshme".
Drejtori i përgjithshëm Mark Thompson shpreson që ky sanksion do t\'i japë fund krizës, por disa në BBC po shprehin keqardhjen për dorëheqjen e drejtores së Radios 2 Lesley Daglas, e cila u detyrua të marrë përsipër pasojat e telefonatës të papranueshme nga komikët Jonathan Ross e Russel Brand. Ky i fundit u largua vetë nga BBC-ja disa ditë më parë.
Gjate telefonates, dy komiket shkembyen batuta me sfond seksual me aktorin duke i thene atij qe njeri prej tyre kishte fjetur mbreme me mbesen e tij dhe duke treguar detaje. kur z.Sachs nderpreu telefonaten, dy komiket vijaun talljen, duke aluduar se ai do vriste veten.
Gazeta: Shekulli