Kërkuesit janë mbështetur tek një numër prej njëqind personash vullnetarë (si burra dhe gra), duke i përballur me imazhe pjesërisht simetrike dhe pjesërisht jo, dhe duke kërkuar prej tyre të renditnin sipas një vlerësimi të caktuara, në bazë të pikëve, atraktivitetin dhe harmoninë që shohin tek ata. Një pjesë e fytyrave që iu propozuan për t’u parë vullnetarëve në studim, ishin fytyra joharmonike ose simetrike, duke qenë se përzgjedhja ishte rastësore.
Midis personave që iu nënshtruan studimit kishte nga ata që kishin konsumuar pije alkoolike (vodka) dhe të tjerë që kishin konsumuar pije të ngjashme për nga shija, por joalkoolike. Nëse këta të dytët ishin në gjendje t’i dallonin shumë mirë fytyrat harmonike nga ato joharmonike, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ata që kishin konsumuar alkool, të cilët kishin vështirësi në këtë pikë, duke u dhënë vlerësim pozitiv edhe atyre fytyrave që ishin dukshëm dis-harmonike.
Siç shprehen shkencëtarët e përfshirë në këtë studim, “njerëzit pas konsumimit të alkoolit e kanë të vështirë të njohin mungesën e simetrisë estetike te personi që kanë përballë”. Prandaj, është më mirë të jemi esëll që të dimë të kuptojmë çfarë është realisht dhe objektivisht e bukur dhe çfarë na duket vetëm neve e tillë. Megjithatë, gjithmonë dhe në çdo rast ka kuptim shprehja: nuk është e bukur ajo që është e bukur, por ajo që na pëlqen.