Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mes shkencëtarëve, nuk është më e debatueshme që kafeina mund të jetë problematike dhe madje e rrezikshme nëse konsumohet në sasi ekstreme. Por a mund të jetë ajo vdekjeprurëse?
Administrata amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) po heton rastet e mbi 10 personave që kanë vdekur pas marrjes së pijes së energjisë e njohur si “5 Hour Energy” qe kanë përmbajtje të lartë kafeine deri në 60 miligram. Gjatë katër vjetëve të fundit janë konstatuar gjithsej 13 vdekje dhe 33 raste të shtrimit në spital.
Kompania e prodhimit të kësaj pije shet deri në 2 milionë shishe në ditë. Zyrtarët e saj thonë se nëse me pijen “5 Hour Energy” nuk abuzohet, ajo nuk dëmton. Por ekspertët thonë se pije me një përqindje kaq të lartë kafeine duhen hequr nga tregu. Një shishe “5 Hour Energy” është e barabartë me 6 shishe koka-kola ose dy kanaçe “Red Bull” apo dy filxhanë të mëdhenj me kafe.
Ekspertët thonë se pijet e energjisë përbëhen nga një numër substancash dhe kafeina i bën ato edhe më energjike. Një prej substancave në “5 Hour Energy” është edhe “tauterine”, që shkencëtarët e quajnë kafeinë me fuqi amino acidi ose kafe “fuqi-turbo”. Gjithësesi, eskpertët rekomandojnë jo më shumë se 2 shishe “5 Hour Energy” në ditë.
http://astritlulushi.wordpress.com/2012/11/17/pijet-5-hour-energy/