Pijet e ftohura mire jane ideale per piknik dhe argetim

Pijet e ftohura mirë janë ideale për piknik dhe argëtim
Përfundimisht ka ardhur pranvera dhe, me të – edhe ditët e nxehta. Një kohë e përkryer për piknik, do të thoshte dikush Pijet e ftohura mirë janë pjesa kryesore e argëtimit pranveror në ambient të hapur. Për ruajtjen e temperaturës optimale mund të shërbejnë frigoriferët e vegjël të dorës dhe shishet termos. Por, për servim, një enë e bukur e metaltë, e mbushur me akull, do të duket shumë më mirë. Ajo është edhe praktike. Në të mund të lini shishet e lëngjeve për mysafirët, kur të kanë etje.

Nëse vendosni për piknik në plazh, atëherë me rëndësi është që edhe ushqimi që e merrni me vete, të jetë mjaft i ftohtë. Çantat ftohëse me izolim të mirë mund ta ruajnë temperaturën e duhur të ushqimeve edhe pa shtimin e akullit, por për çdo rast, mund të futni në të edhe disa “patronë” të ftohur, që i keni mbushur më parë me ujë dhe i keni ftohur. Nëse futni ushqimet në enë të qëndrueshme ndaj ujit, atëherë mbi to mund të qitni edhe disa katrorë të akullit. Sidomos duhet të keni kujdes me produktet e qumështit dhe me majonezë, të cilat, nëse rrinë në të nxehtë, mund të bëhen ambient i mirë për zhvillimin e baktereve të rrezikshme.

Për çdo rast, është mirë që me vete të merrni edhe pak ushqime grimcuese, të cilat nuk kërkojnë që të ftohen. Pemët e terura dhe pemët me gëzhojë janë zgjidhje e mirë. Nëse në piknik shkoni ditën, mos harroni që me vete ta merrni edhe kremin me faktor mbrojtës, si dhe syzat e diellit. Më vonë, kur të nxehet moti edhe më shumë, në orët e mbrëmjes do të nevojitet edhe ndonjë preparat për mbrojtje kundër pickimit të mushkonjave. Mirë është që me vete të merrni edhe rroba rezervë, diçka për të lexuar dhe një fotoaparat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama