Çdo mashkull do te deshironte te arratisej prej saj”. Kjo eshte edhe nje nga arsyet qe femrat nxijne nga inati: “Vetem 8 per qind e tyre i braktisin bashkeshortet pas te 40-ve dhe me shume se gjysma e te intervistuarave thone se duan nje gje te vetme prej tyre: sigurine. Si ne moshen 27, ashtu edhe ne ate 37-vjeçare nje shok eshte gjithmone i nevojshem.
Sigurisht, do te ishte mire te zgjidhni nje tip te qeshur qe t’u bente gjithnje shoqeri dhe te jete nje ‘bastun’ kur te vije pleqeria. Nese femrat duan perfeksion zgjedhja me e mire per to do te ishte nje bashkeshort homoseksual, i cili ‘vdes’ per te bere pazar dhe e adhuron femren. Ne Britanine e Madhe kjo funksionon per mrekulli, por ne disa vende te tjera te Europes ka ende paragjykime”, thote psikologu.
Diçka eshte e qarte: femrat nuk kerkojne me mashkullin e duhur, apo princin e kalter, por ate qe eshte pjeserisht i duhuri. “Nje grua duhet te dije te kenaqet. Nese doni nje burre te pasur, te zgjuar, qe di te kerceje tango dhe qe t’ju kenaqe sa here hap gojen te jeni te bindura se nuk ekziston”, thote nje profesoreshe amerikane. Ne kete pike edhe psikologu eshte dakord: “Nese nuk deshironi qe te mbeteni vetem zgjidhni nje partner qe qendron me poshte jush, te pakten ne nje drejtim.
Ne fund te fundit meshkujt duhen edukuar. Ne nje liber te publikuar kohet e fundit, profesoresha amerikane shpjegon se si shoket tane mund t’i trajtojme ne nje menyre me te thjeshte. Ky liber ka qene nje sukses i vertete, madje mbi kete teme do te prodhohet edhe nje film, nga i cili femrat mund te nxjerrin shume mesime: “Injorojini sjelljet e tij negative, kur ju, ndersa lani pjatat dhe ai kerkon si i çmendur çelesat e makines, mos i thoni: ‘Zemer, do te dalin vete’, mos i ofroni ndihme, por vazhdoni punen tuaj qe keni ne dore”, shkruan profesoresha. Por, nese nje burre kujdeset per gruan, veten dhe punet e shtepise, atehere ai duhet admiruar dhe komplimentuar.
Duket nje rruge e gjate e veshtire dhe aspak romantike, por eshte gjithmone e udhes qe femra te behet nje administruese e mirefillte e bashkeshortit, sesa ne moshen 35-vjeçare te jete e vetme, e veshur koke e kembe me te zeza me nje cigare te ndezur ne dore, me barkun bosh dhe qe oret e mbremjes i kalon me tri mikeshat e saj beqare ne te njejtin bar. Kete fakt te rinjte e kane kuptuar dhe martohen sa me shpejt qe te jete e mundur.
“Ne pjesen me te madhe te rasteve, martesa eshte nje zgjedhje e vetedijshme, pikenisja e nje historie te re. Sot gjerat kane ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj jane venitur paksa”, pohon nje 24-vjeçare, e cila pas pak ditesh do te martohet me djalin qe dashuron. “Mendoj se eshte nje kthim ne origjine, njesoj sikur brezi im deshiron t’i harroje vitet ’70. Femijet e prinderve te divorcuar dhe te rimartuar e marrin shume seriozisht martesen. Une besoj ne te dhe me saktesisht dua t’i jap emrin e duhur nje marredhenieje bashkejetese, qe faktikisht mban emrin martese.
Moshat qe e preferojne me shume martesen jane nga 25 deri ne 35 vjeç. Ne dhjete vitet e fundit martesat jane ulur rreth 8 per qind, edhe pse 62 per qind nuk arrijne ne vitin e trete. Shume te tjere e shohin si nje master, nje eksperience me shume per t’u shtuar ne kurrikulum”, shkruan nje shkrimtare 33-vjeçare, qe pas nje bashkejetese te gjate ka vendosur te martohet.
“Nje burre i nevojitet çdo gruaje. Me pare do te hiqja dore nga karriera sesa martesa. Femrat mendojne se mund t’ia dalin mbane vete, te jene te pavarura, por une mendoj se eshte shume e gabuar. Gjithmone problemet mund te perballohen me me lehtesi kur çifti eshte i pandare”, pohon nje drejtuese televizioni.
Sipas profesoreshes, zgjidhja me e mire per te gjetur shpirtin binjak eshte nje e vetme, madje shume “borgjeze dhe konservatore”: “Duhet t’u kthehemi martesave me shkuesi ato qe kane dominuar prej shekujsh kur prinderit zgjidhnin nje person te se njejtes shtrese shoqerore, me te njejtat shije, te njejtin shkollim dhe edukim.
Po ne qofte se nuk e dashuron? Dalengadale do te mesohesh ta duash, nje fjale e urte thote: ‘Oreksi vjen duke ngrene’”.