Me ra ne buze nje pike e vogel uji dhe une akoma s'kisha kuptuar qenesine e saj mes pangopshmerise qe pata kultivuar ne vete. Kur vura doren ne buze, e ndjeva te fresket e te ujshme e gati ia pashe shkelqimin qe me falte diku aty, ne nje cep. "E habitshme!" mendova, por nuk ndjeva gje me shume per ate permbajtje te jetes mbi mua se une isha mesuar me vere. E lashe te mbetej aty dhe pika nuk desh te largohej ngase me sa kuptova, mbi buze kishte gjetur nje shtrat te bute ku mund te prehej...
...Mbetem bashke per shume kohe derisa une u vela nga vera e me vone vera nga une. Nje dite kur me mbuluan rrudhat, m'u rreshk fyti e buza dhe shijen e veres kisha kohe qe e kisha harruar, prehjen e gjeta une tek ajo, pika e vogel e ujit, qe s'kish dashur te shkonte...