“Një nga arsyet kryesore që kam krijuar këtë ekspozitë është dëshira për tu rikthyer në vendin tim pas 20 vitesh mungesë. Për të përfaqësuar me dinjitet mbresat më thelbësore që kam përjetuar larg vendlindjes. Me një tematikë pak ashumë të përcaktuar, por edhe të përgjithshme .të përcaktuara në kuptimin e personazheve që në rastin konket është deti”- tregon Arizi.
Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë mbështetje nga Shqipëria dhe për këtë arsye nëpër ekspozita ka përfaqësuar Greqinë.
“Për arsye financuese kam mbështetur Greqinë. Pavarësisht dëshirës që kam pasur për të përfaqësuar Shqipërinë. Për këtë kam bërë shumë përpjekje. Por nuk kam pasur asnjë mbështetje”- nënvizon piktori.
Ai shprehet se ka kërkuar mbështej dhe fatkeqësisht nuk e ka gjetur. Edhe pse në vështirësi në vendin e huaj sërish ka shënuar arritje.
“Një emigrant artist nuk pritet siç është një artist vendas. Kjo është për shumë arsye . për të shmangur këtë një artist duhet të ketë dinjitetin e vet , të mos lëvizë qëndrimi original. Sepse duke pasur një qëndrim original vlerësohet më tepër. Duke pasur një “fytyrë” personale, ruan jo vetëm personalitetin e tij si artist dhe si person, por nderon edhe prejardhjene tij . Kjo është shumë e rëndësishme”, shprehet Arizi për gazetën “Shekulli”./A.XH