Piktura e Artan Shabanit ne Galerine “Roma” te Sirakuzes

Piktura e Artan Shabanit në Galerinë “Roma” të Sirakuzës

(Në fund të rrugës) është titulli që artisti ka zgjedhur për ekspozitën e tij të radhës në ishullin siccilian. “Ndoshta është nisur nga fakti se Sirakuza ndodhet në fund të rrugës europiane, si stacioni i lamtumirës, ndoshta e shikon këtë vend si portin e fundëm europian, përtej të cilit ka popuj dhe kultura të tjera, të ndryshme nga ato që jemi mësuar të shohim”, - kështu shprehet me stë tjerash media italiane për piktorin shqiptar.

Kritiku sirakuzian, Korado Di Pietro thotë: “Aftësia për të përdorur me menccuri efikasitetin e materies nuk vjen asnjëherë e mangët në punët e piktorit Shabani, i cili jo rastësisht, arrin që të shprehë në mënyrën më brilante kompozimet e arrira, ku gjurma e mishëruar e ngjyrave ekuilibrohet me madhështinë e vlerave vizuale”.

Sipas kritikës, Artan Shabani është një piktor i rafinuar dhe me një instikt sensual.

Nga Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama