Një pikturë e Jackson Pollock është shitur për një shifër rekord prej 58.4 milionë dollarësh në shtëpinë e ankandeve Christie në Nju Jork, këtë të mërkurë. Piktura titullohet ‘Numër 19, 1948 dhe paraqet një stil që pikon të pikturës së tij, në një përzierje të ngjyrave argjend, të zezës, të kuqes dhe të gjelbrës. Vepra parashikohej të shitej me një çmim nga 25-35 mln dollarë, por i kaloi të gjitha parashikimet, duke vendosur edhe një rekord të ri për artistin.Çmimi më i madh për një pikturë të Pollock-ut ka qenë 40.4 milionë dhe është vendosur në vitin e kaluar. Gjithashtu në ankand, një pikturë e Roy Lichtenstein është shitur për 56.1 milionë dollarë.