A u pendua për atë që po bënte Andreas Lubitz, piloti i dytë i avionit të Germanwings, që e përplasi qëllimisht mjetin fluturues në Alpet Franceze? Sipas Bild, ai kishte tentuar në momentet e fundit ta ngrinte lart avionin, për të shmangur katastrofën.
93 sekonda përpara përlasjes, ai bëri lëvizje në pult, që sugjerojnë se po e ngrinte avionin.
Por ishte tepër vonë.
A nisi të kishte frikë nga vdekja? E kapi paniku?
Këto detaje mund të zbardhen më vonë nga hetimi i vështirë.
Nga përplasja vdiqën 150 persona.