Pilula 11 mln dollareshe qe mund friken

Pilula 11 mln dollareshe qe mund friken
Ende nuk kanë përfunduar të gjitha testet, por mediat amerikane kanë publikuar zbulimin e një pilule që mund të zhdukë frikën tek ushtarët amerikanë, me një investim që ka prekur 11 milionë dollarë. Pilula pritet të eliminojë ndjenjën e frikës të lidhur me kujtimet traumatike nga fushëbetejat. Studimi i kësaj pilule nisi me shtimin dramatik të rasteve të ushtarëve të prekur nga çrregullimi posttraumatik për shkak të betejave. Zbutja e efekteve të sindromës posttraumatike pritet të kryhet përmes ekspozimit të ushtarëve në realitetin virtual, në ambiente të realizuara në 3D me simulime kompjuterike. Nëse testet përfundimtare do të rezultojnë të suksesshme, ushtria amerikane do të ketë pilulën anti-frikë, e cila do t’u mundësojë ushtarëve të mos humbasin kontrollin për shkak të stresit dhe frikës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama