Pinguini ‘i humbur’ ben gabimin e dyte

Pinguini ‘i humbur’ ben gabimin e dyte
Një tjetër fatkeqësi i ka ndodhur pinguinit që ngatërroi rrugën e në vend që të udhëtonte për në ujërat e Antarktidës përfundoi në Zelandën e Re. Zogu 10-muajsh është dërguar në spital pasi ka ngrënë rërë duke e ngatërruar atë me dëborën. Pinguini ka shfaqur shqetësime duke u hedhur dhe tundur në një plazh në veri të Zelandës së Re. Ekspertët e pranojnë këtë duke thënë se pinguini hëngri rërë në breg të detit duke menduar për dëborën.

Këtë gjë ai e ka bërë duke u përpjekur që të freskohet pasi pavarësisht se tani është dimër në Zelandën e Re, temperatura është afërsisht 18 gradë celcjus. Pinguini i cili ka humbur rrugën i përket llojit “perandor” (Aptenodytes forsteri). Ky lloj pinguini zakonisht ushqehet me peshk, krill dhe kallamar.

Pavarësisht frikës për shëndetin e tij, pinguini është dërguar në kopshtin zoologjik. Gjendja e tij besohet se është përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që prej kohës kur u gjet në bregun e detit – një javë më parë. Veterinerët shprehen se ai po shfaq shenja nxehtësie pasi mjedisi (habitati) i tij natyror është me temperatura nën zero. Rrugën drejt kopshtit zoologjik ai e ka bërë i zhytur në vaskë me akull.

Është planifikuar që pas përmirësimit dhe kur të mendohet se është i aftë për t’u kthyer, pinguini do të lëshohet në det me shpresën se do të bëjë 3 000 km për t’u kthyer në Antarktidë. Rasti i humbjes së rrugës nga pinguinit është shumë i radhë. Një ngjarje e tillë më parë në Zelandën e Re ka ndodhur 44 vite më parë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama