Ashtu si e famshmja “piramida e ushqimeve”, edhe për pijet ka një piramidë. Çfarë pijesh duhet të konsumojmë? Në kulmin e piramidës të pijeve është uji, qoftë në shishe, qoftë ai i çezmës: është tërësisht pa kalori dhe mund të konsumohet sa herë të doni.
Në shkallën e dytë të piramidës janë çaji dhe pijet e lehta, apo zero, siç janë: Coca Cola Zero, Pepsi Light etj. Por kujdes në këtë pikë. Coca Cola e prodhuar në Shqipëri është larg standardeve ndërkombëtare të kësaj pijeje. Është mirë ta shmangni produktin shqiptar të kësaj marke, pasi ka një formulë shumë të varfëruar dhe larg origjinalit. Jo më kot, në marketet e mëdha prestigjioze në Shqipëri si “Conad” p.sh., preferohet Coca Cola e prodhuar jashtë Shqipërisë.
Në mes të piramidës janë pije si lëngjet e frutave të shtrydhura, pa sheqer. Nga këto pije është e këshillueshme të konsumoni deri në 3 gota në ditë. Në shkallën e katërt gjenden pije që mund të futen dhe në kategorinë e ushqimeve siç janë: qumështi, lëngjet e frutave me sheqer, suplementet ushqyes etj.
Dhe ja ku erdhëm në fund, në të cilën janë pijet që nuk duhet të përdoren për të shuar etjen dhe nuk duhet tepruar me konsumin e tyre. Këto pijë janë p.sh: vera, birra dhe pijet shumë të pasura me sheqerna.
Ju kujtohen “Arançatat” e dikurshme?
Duam Arançata si të atëhershmet!! Ky është emri i një faqeje në “Facebook”. Të gjithë ata që kanë provuar arançatat e famshme, e kuptojnë menjëherë se për çfarë bëhet fjalë.
Bëhet fjalë për pijen që na linte pa mend ne fëmijëve dhe që e donim aq shumë para viteve ‘90. Ngaqë nuk kishim pije tjetër, apo ngaqë ishte shumë e mirë, këtë le ta gjykojë secili sipas mendimit të vet. Kjo pije ka nostalgjikët e saj, të cilët nëpërmjet një grupi në “Facebook” shkruajnë: “S’kam shijuar në asnjë vend aranxhata si ato që kishim në Shqipëri. Kush di ku mund të gjejmë me shijen origjinale, le të na tregojë, që t’i shijojmë edhe ne…”
Historia e Birrës
???? para Krishtit: Njerëzit zbuluan fermentimin dhe përgatitën birrën e parë
9.000 para Krishtit: Revolucuioni Neolitik: njerëzit evoluan nga gjuetarë në njerëz që merreshin me agrikulturë. Ekspertët diskutojnë nëse ishte birra, apo buka shkaku i këtij ndryshimi?
7.000 para Krishtit: Prova arkeologjike më e vjetër në distilimin e birrës
3. 500 para Krishtit: Prova kimike më e vjetër e birrës
3.000 para Krishtit: Shpikja e fjalës së shkruar ne gjuhën sumere. Gjendet receta e birrës nëpër disa shkrime të vjetra sumere.
2. 900 para Krishtit: Receta për birrën përfshinte një poezi sumeriane për Ninsaki, perëndeshën e distilimit.
1760 para Krishtit: Standardet për distilimin dhe shërbimin e birrës u përfshinë në Kodin e Hammurabit
2.400 para Krishtit: Sumerët shpikën një pajisje me anë të së cilës e pinin birrën, pa mbetjet në fund
1300- 1000 para Krishtit: Në Epin e Gilgameshit, burri i egër, Endiku “piu shtatë kana me birrë, zemra iu lehtësua, fytyra i qeshi dhe nisi të këndonte me gëzim”
Ai që shpiku birrën, ishte njeri i zgjuar- Platoni
Birra shqiptare…
Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se ilirët prodhonin një lloj birre nga fermentimi i mushtit të melit. Në mesjetë përdorimi i birrës nuk ishte i përhapur në Shqipëri. Fabrika e parë e birrës në vend u ngrit më 1932 në Korçë dhe prodhonte 12. 000 hl në vit. Pas çlirimit më 1956 u bë një rikonstruksion i kësaj fabrike kurse në ë 1960 u ngrit një fabrikë e re birre në Tiranë.