Piramidat e arsimit te larte qe shesin diploma

Piramidat e arsimit te larte qe shesin diploma
Universitetet private janë sot një nga bizneset më të mëdha në vend. Ata reklamojnë në të gjitha stacionet televizive dhe ftojnë studentët të regjistrohen si në fillim të vitit shkollor, ashtu edhe në mes apo në fund, kur janë duke u ndarë diplomat. Por a njihen të gjithë nga shteti, a është e pranueshme diploma e tyre njësoj si ajo e universiteteve publike, apo e atyre që janë akredituar? Deri në fillim të këtij viti ishin 38 universitetet private në të gjithë vendin, megjithatë, sipas të dhënave nga MASH, të bëra publike në Open Data, numri atyre te akredituar vazhdon të jetë 14. Kjo do të thotë se 65% e universiteteve private janë ende të paakredituara dhe diploma e tyre nuk ka vlerën e diplomës zyrtare. Brenda këtij grupi përfshihen përgjithësisht universitetet që kanë filluar punë pas vitit 2009.

Universitetet private vazhdojnë të pranojnë studentët pa konkurim, dhe pa asnjë kriter. I vetmi kriter pranimi është paraja. Madje, në universitetet e paakredituara, ka reste kur mund të regjistrohesh edhe direkt në vitin e dytë e të tretë, mjafton të kryesh pagesën. I gjithë ky mekanizëm gjigand që prodhon mijëra të diplomaur çdo vit, është thuajse jashtë kontrollit shtetëror, duke hedhur ne rruge dhe ne garen e administrates nje ushtri te diplomuarish te rreme.

Eshtë e nevojshme kryerja e një procesi listimi, pasi ka mes këtyre sipërmarrjeve universitete shumë serioze, që janë konfirmuar tashmë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Akreditimi është procesi i cili certifikon cilësinë e një Intitucioni të Arsimit të Lartë (IAL) si dhe të programeve të tij të studimit. Në vendin tonë ai realizohet nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe është nën mbikqyrjen direkte të Minsitrit të Arsimit. Ka shumë teori nëse shteti duhet të marrë pjesë nëpërmjet mekanizmave të tij në rregullimin e sistemit arsimor apo duhet të jetë vetë kërkesa dhe oferta për arsim që të vendosi ligjet e funksionimit.

Por megjithatë, në një treg të ri, ku informacioni lidhur me IAL-të është i cunguar, ku njerëzit bombardohen me reklama universitetesh në cdo kanal televiziv, billboard apo fletushka të shpërndara nëpër rrugë, ku vit pas viti hapen universitete të reja dhe mungon një traditë e konsoliduar e shumicës së këtyre institucioneve, roli i shtetit në sigurimin e cilësisë kthehet në faktor kyc. Në këto kushte, akreditimi, duhet parë si një proces serioz, i cili duhet realizuar me përgjegjshmëri  të lartë, pasi është praktikisht “arma” e vetme që i siguron studentët se po bëjnë një shkollë që vlen dhe nga ana tjetër, është momenti në të cilin shteti siguron qytetarët se një IAL dhe programet e tij i plotësojnë standartet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama