Ajo arriti të krijonte e vetme një program i cili ishte në gjendje të depërtonte në sistemin bankar në SHBA dhe të bënte transferta të paautorizuara në një llogari të fshehtë të saj. Të gjithë këtë e bëri pasi ishte lodhur duke punuar në “fast-food”-et e Nju Jorkut, të paktën sipas deklatave të saj fillestare në polici.
Falë kësaj metode, Kristina ishte në gjendje të grumbullonte një pasuri prej disa milionë dollarësh, por për fatin e saj të keq, u zbulua dhe tashmë është në pritje të vendimit të gjykatës, që po e trajton si një vjedhëse e zakonshme e bankave. Në bazë të ligjit amerikan, 20-vjeçarja mund të dënohet deri në 40 vjet burgim, kohë që nuk dihet nëse do të jetë e mjaftueshme për t’a provuar nga hiret e saj kur të dalë nga qelia.