Pirja e alkoolit rrit shanset per te mbijetuar nga nje sulm ne zemer

Pirja e alkoolit rrit shanset per te mbijetuar nga nje sulm ne zemer
Femrat, të cilat dëshirojnë të shijojnë një pije të përditshme, qoftë një gotë verë, mund ta gëzojnë atë duke ditur se është duke ndihmuar zemrën e tyre, pretendojnë studiuesit. Studimi është bërë i mundur nga Shkolla Harvard Medical, është përqendruar në më shumë se 1000 gra dhe është botuar në Gazetën Amerikane të Kardiologjisë, duke aprovuar në këtë mënyrë faktin se, alkooli mund të nxisë shëndetin e zemrës.

“Një e dhënë interesante është se, ne nuk shohim dallime në mes llojeve të ndryshme të pijeve.”- tha kreu i studimit, Joshua Rosenbloom.

Studiuesit anketuan më shumë se 1.200 femra në spital, të shtruara për shkak të një sulmi në zemër. Ata bënë pyetje rreth asaj se ç’sasi të alkoolit kishin konsumuar zakonisht, si edhe pyetje të tjera shëndetësore, në lidhje me ecurinë e jetesës së tyre. Pas të paktën 10 vite studimi, ekipi zbuloi se 44 nga çdo 100 gra, të cilat nuk kishin përdorur alkoolin, ndërruan jetë. Kjo krahasuar me 25 në 100 femra, të cilat kishin konsumuar pije të lehta alkoolike, si edhe 18 nga çdo 100 gra, të cilat kishin konsumuar pije të rënda alkoolike. Kjo do të thotë se, personat të cilët konsumojnë alkool kanë një shans 35 për qind më të ulët për të ndërruar jetë, pas një sulmi në zemër, në krahasim me ata që nuk pinë kurrë alkool.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama