Pirro Xhixho zgjidhet ne krye te AKEP

Pirro Xhixho zgjidhet ne krye te AKEP

Kuvendi miratoi me 79 vota pro Pirro Xhixhon në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Përveç emrit të Pirro Xhixhos i cili do të ketë mandat 5-vjeçar, Kuvendi miratoi edhe 3 emrat e tjerë të propozuar: Anila Denaj, Ketrin Topçiu dhe Klarina Abazaj, të cilët do të kenë mandat 3 dhe 4 vjeçar.

Në seancën dëgjimore të 21 janarit në Komsionin e Veprimtarive Prodhuese, Pirro Xhixho, aktualisht Kryetar i AKEP-it, tha se masat e marra nga ky institucion kanë ndikuar direkt në uljen e çmimeve të telefonisë gjatë vitit 2014. Po ashtu, zoti Xhixho shpjegoi se vendimi për njësimin e tarifave celulare synon t’i hapë rrugë konkurrencës së drejtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama