Pista e re mbi vdekjen e Lady Diana U vra nga nje ushtar britanik?

Pista e re mbi vdekjen e Lady Diana: U vra nga nje ushtar britanik?

Lady Diana është vrarë nga forcat speciale të Madhërisë së Saj? Gjyqi ushtarak i zhvilluar ndaj majorit Danny Nightingale, i cili më pas u dënua për mbajtje të armëve pa leje ka rënë në gjurmët e një letre sekrete prej 7 faqesh në të cilën gjendet një dëshmi tronditëse. Në një rresht të saj, ushtari N (i cili përmendet vetëm me këtë pseudonim në gjyq), ish-shok dhome i majorit Nightingale dhe dëshmitari kyç në gjyqin ndaj tij, shkruan se: “SAS qëndrojnë pas vrasjes së Princeshës Diana”.

Policia britanike Scotland Yard nga ana e saj  thotë se po shqyrton informatat e reja që ka marrë lidhur me vdekjen e Princeshës Diana dhe shoqëruesit të saj, Dodi al-Fayed, dhe se këto informacione po analizohen me “rëndësi dhe besueshmëri”, por shton se nuk bëhet fjalë për një rihapje të çështjes së vdekjes së princeshës, e cila sipas dosjes së arkivuar tashmë prej 5 vjetësh, humbi jetën në një aksident tragjik rrugor më 31 gusht 1997, në një tunel të Parisit, si rezultat i shpejtësisë me të cilën po ecte shoferi i saj për t’i shpëtuar turmës së fotografëve që e ndiqnin nga pas.

Vdekja e ‘Princeshës së Trishtuar’ është mbështjellë gjithmonë nga misteri dhe intriga, por gjatë kësaj kohe nuk kanë mundur të dalin në dritë prova të sigurta për të vërtetuar rrethanat e vdekjes së saj. Mesa duket, me gjithë këmbënguljen e Scotland Yard për ta cilësuar të mbyllur tashmë këtë dosje, çështja ‘Diana’ vijon të mbetet një plagë e hapur në historinë e kurorës britanike


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama