Pitella vizite ne Tirane lidhur me ecurine e reformave

gianni-pittellaTIRANË, 3 Nëntor/ATSH/- Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, nisi të martën vizitën disa ditore në Tiranë me takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, rreth orës 11:30.

Pas takimeve në Tiranë, Pittella do të vijojë turin në Maqedoni dhe Serbi së bashku me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Kjo vizitë lidhet me ecurinë e reformave të cilat do të çojnë vendin drejt hapjes së negociatave për në Bashkimin Evropian me kushtin që këto vende të jenë në përputhje me kriteret e parashikuara për anëtarësimin në Union.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen "La Gazzeta del mezzogiorno", Gianni Pittella është shprehur se "ndjehet mjaft i nderuar dhe i kënaqur që në Tiranë do të vlerësohet "Qytetar Nderi" duke marrë çelësat e këtij qyteti për impenjimin e tij politik në favor të Shqipërisë."

Europarlamentari italian shumë herë është shprehur publikisht në favor të pranimit të Shqipërisë në BE.
"Populli shqiptar, shprehet ai, më pëlqen shumë, e duhet ndihmuar për ta fituar këtë sfidë. Dalëngadalë komuniteti shqiptar e qeveria po realizojnë objektivat e progesit, si lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike e kohezioni social, që janë dhe kërkesat e Bashkimit Europia për ta pranuar."

"Edhe pse kemi vendosur një tip moratoriumi që nuk lejon deri më 2019 hyrjen e asnjë vendi në BE, ne po punojmë që Shqipëria (më pas janë dhe Maqedonia e Serbia) deri më atëherë mund të aderoj në BE".

Një tjetër temë që do të diskutoj në Shqipëri, u shpreh europarlamentari Pitella, do të jetë dhe tema e refugjatëve'. "Vendet ballkanike janë rruga e tranzitit për të mbërritur më pas në Gjermani e Suedi. Apeli im është për një aftësi mikpritje e trajtim dinjitoz ndaj refugjatëve, si dhe një bashkëpunim maksimal mes vendeve përgjatë rrugës ballkanike. Rruga e ndërtimit të mureve nga një vend në tjetrin nuk na çon askund", tha ai. /a.s//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama