Pitt dhe Clooney do te hapin Festivalin e Venecias

Pitt dhe Clooney do të hapin Festivalin e Venecias
Yjet e filmit “Ocean’s Eleven”, janë bashkuar për të xhiruar komedinë me spiunazh “Burn After Reading” dhe filmi është zgjedhur të jetë kështu i pari që do të shfaqet në këtë eveniment të rëndëshishëm që do të zhvillohet në muajin gusht.

Filmi, në të cilin aktrojnë gjithashtu John Malkovich, Frances McDormand dhe Tilda Sëinton, do të ketë premierën botërore më 27 gusht në këtë festival i cili do të drejtohet nga Marco Mller. “Burn After Reading” është një produksion i Joel ed Ethan Coen dhe do të shfaqet në Britaninë e Madhe më 5 shtator, ndërsa në Shtetet e Bashkuara më 12 shtator.


Në këtë komedi të errët, John Malkovich interpreton rolin e një ish-agjenti të CIA-s, kujtesa e të cilit përfundon aksidentalisht në duart e një instruktori palestre në Ëashington. Ky i fundit përpiqet me çdo kusht që të përfitojë nga kjo mundësi që iu dha.

Marre nga : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama