Pitt dhe Clooney i dergojne njeri-tjetrit prostituta meshkuj

Pitt dhe Clooney i dergojne njeri-tjetrit prostituta meshkuj
Brad Pitt dhe George Clooney shpesh gjatë xhirimeve vizitohen nga prostituta meshkuj. Mos u shqetësoni, nuk është ajo çka mendoni! Sipas revistës “Life & Style”, Brad dhe Clooney, të cilët janë miq shumë të mirë, shpesh shpikin rrengje të ndryshme qesharake për njëri-tjetrin: “Brad dhe George i dërgojnë njëri-tjetrit prostituta meshkuj derisa njëri nga ta është në xhirimet e ndonjë filmi.

I paguajnë paraprakisht me kartelë krediti që të sigurohen se prostituta do të paraqitet. Para disa vitesh, Brad i ka paguar një mijë dollarë një personi që të urinojë në gypin e rezervuarit të benzinës në automobilin e Clooneyt.

George i është revanshuar, duke i paguar dikujt pesë mijë dollarë që ta ngjyrosë automobilin e Bradit në të portokalltë”, zbulon revista.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama