Pittenger-Meta Shqiperia aleate e shkelqyer e SHBA-ve

metaaaaTiranë 29 Tetor, /ATSH/ -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në vijim të takimeve me zyrtarë të lartë në kuadër të vizitës që po zhvillon këto ditë në SHBA, është takuar sot me kryetarin e task-forcës kundër terrorizmit në Kongresin Amerikan, Robert Pittenger.

Gjatë takimit, z. Pittenger e vlerësoi Shqipërinë si një aleat të shkëlqyer të SHBA-ve dhe pranoi ftesën e Kryetarin e Kuvendit për organizimin në Tiranë të konferencës së ardhshme.

Gjithastu, Kryeparlamentari Meta u takua edhe me Kryetarin e Kongresit Amerikan, John Boehner, para largimit nga detyra.

Siç bën të ditur zyra për shtyp e Kuvendit, gjatë takimit, ku është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidave që ato kanë. Kryetari i Kuvendit ka vlerësuar mbështetjen që Kongresi Amerikan jep për vendin tonë.

Nga ana e tij, Boehner e ka cilësuar Shqipërinë si një aleate të vendosur të SHBA-ve.

Gjithashtu, kryeparlamentari Meta dhe kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj.Arta Dade u takuan me znj. Nancy Pelosi, lidere e demokratëve në Kongres Amerikan dhe ish-kryetare e Kongresit. /b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama