Pizarro presion Bajernit E ndeshkoj pasi ia njoh dobesite

Pizarro presion Bajernit: E ndëshkoj, pasi ia njoh dobësitë

Ditën e shtunë Klaudio Pizarro shënoi gol rekord me Verderin në fitoren 3-2 kundër Volfsburgut. Ishte goli i 102-të i peruanit, i cili theu rekordin e shënuesit më të mirë me 101 gola, Marko Bode.2,w=650,c=0.bild "Rekordi është i veçantë. Do përpiqem të shënoj sa më shumë gola, në mënyrë që të mbetem gjatë në librat e rekordeve", nënvizoi Pizarro duke shtuar për gjysmëfinalen ndaj Bajernit,-

"Ka për të qenë një duel i veçantë për mua, pasi do përballem me ishekipin dhe ish-kolegët. Unë i njoh dobësitë e tyre dhe mund t'i përdor mirë ato. Kjo mund të jetë favor për ne. Do të ishte ngjarje e jashtëzakonshme të shkonim ne në Berlin.

Shumica nga ne nuk e kanë përjetuar ende atë ndjenjë. Do përpiqem t'i karikoj dhe t'u tregoj sa më shumë për emocionet që të jep finalja në Berlin. Ekipi ynë ka shpirtin e fituesit", tha Pizarro për "Bild".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama