Neni 80
Shqyrtimi në komisione
1. Në përputhje me kalendarin e punimeve, sipas nenit 79 pika 2 të kësaj Rregulloreje, komisionet e përhershme, sipas fushave që mbulojnë, organizojnë punën për shqyrtimin e projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Në mbledhjet e komisioneve marrin pjesë ministrat, relatori kryesor dhe, sipas rastit, relatorët e veçantë, të cilët bëjnë paraqitjen dhe japin shpjegimet përkatëse.
2. Komisionet e Kuvendit mund të organizojnë seanca dëgjimore publike me qëllim marrjen e vërejtjeve dhe mendimeve nga institucione, persona ose grupe të interesuara për projektligjin e Buxhetit të Shtetit dhe projektligjet financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.
3. Në përfundim të shqyrtimit komisionet hartojnë një raport vlerësimi për projektligjin e Buxhetit të Shtetit dhe projektligjet financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Raporti i dërgohet menjëherë Komisionit për Ekonominë dhe Financat.
Neni 81
Shqyrtimi në parim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat
1. Menjëherë pas miratimit të kalendarit, sipas nenit 79 pika 2 të kësaj Rregulloreje, Komisioni për Ekonominë dhe Financat fillon procedurën e shqyrtimit në parim të projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe të projekligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.
2. Debati në parim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat fillon me paraqitjen e projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe të projektligjeve financiare nga Ministri i Financave, me dëgjimin e relatorëve kryesorë dhe të relatorëve të veçantë e vijohet me diskutimet e përgjithshme dhe votimin në parim. Komisioni merr në shqyrtim raportet e paraqitura nga komisionet e tjera të përhershme të Kuvendit.
3. Në mbledhjen e Komisionit marrin pjesë kryetarët e komisioneve të përhershme që kanë paraqitur raporte, anëtarë të tjerë të komisioneve përkatëse, si dhe ministrat përkatës.
4. Pas përfundimit të diskutimeve dhe votimit në parim, Komisioni për Ekonominë dhe Financat i paraqet seancës plenare raportin e vlerësimit në parim të projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Raporti përmban një vlerësim të plotë të strukturës së projektligjit të Buxhetit të Shtetit, si treguesit makroekonomikë, treguesit kryesorë, të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara, financimet dhe realizimin e tyre, sipas programit të Këshillit të Ministrave të miratuar në Kuvend, si dhe vlerësime për projektbuxhetet e institucioneve kushtetuese dhe të pavaruara.
Neni 82
Shqyrtimi në parim në seancë plenare
Kuvendi, në seancë plenare, pas paraqitjes së raportit të vlerësimit në parim të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, diskuton dhe vendos për miratimin në parim të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me buxhetin dhe më vonë të projektligjit të Buxhetit të Shtetit, sipas përcaktimeve të bëra në nenet 73 dhe 74 të kësaj Rregulloreje.
Neni 83
Shqyrtimi nen për nen në Komisionin për Ekonominë dhe Financat
1. Me miratimin në parim të projektligjit të Buxhetit të Shtetit dhe projektligjeve financiare Komisioni për Ekonominë dhe Financat fillon diskutimin e tyre nen për nen, duke mbajtur parasysh edhe problematikën e trajtuar nga komisionet e përhershme ose nga Kuvendi në seancë plenare.
2. Gjatë shqyrtimit të tyre, pas fjalës së relatorit kryesor dhe relatorit të veçantë, u jepet fjala përfaqësuesve të komisioneve të përhershme ose deputetëve që kanë paraqitur amendamente. Komisioni i shqyrton dhe vendos për to, sipas procedurës së parashikuar në nenet 32-38 të kësaj Rregulloreje. Komisioni fillimisht voton projektligjet financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Buxhetin e Shtetit dhe vijon me amendamentet për të ardhurat, amendamentet për shpenzimet dhe projektligjin nen për nen.
Neni 84
Shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi në seancë plenare
1. Pas paraqitjes së raportit për shqyrtimin nen për nen të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Kuvendi në seancë plenare fillon shqyrtimin nen për nen dhe në tërësi të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me buxhetin dhe të projektligjit të Buxhetit të Shtetit.
2. Gjatë shqyrtimit nen për nen kanë të drejtë të marrin fjalën relatori kryesor dhe relatorët e veçantë për jo më shumë se 10 minuta. Autorët e amendamenteve të rrëzuara në Komision kanë të drejtë të paraqesin propozimet e tyre për jo më shumë se 5 minuta.
3. Votimi nen për nen dhe në tërësi kryhet sipas rregullave të përcaktuara në nenet 75-77 të kësaj Rregulloreje.
Neni 85
Ndryshimet në Buxhetin e Shtetit dhe në ligjet financiare
Rregullat e përcaktuara në këtë Kre zbatohen edhe në rastin e ndryshimeve gjatë vitit të ligjit të Buxhetit të Shtetit ose të ligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.
KREU IV
PROCEDURA TË VEÇANTA
Neni 86
Dekreti i Presidentit të Republikës për rishqyrtim ligji
1. Kur Presidenti i Republikës, në përputhje me nenin 85 të Kushtetutës, rikthen ligjin për rishqyrtim në Kuvend, Kryetari i Kuvendit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht.
2. Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.
Neni 87
Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacionin menjëherë pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare.
2. Këshilli analizon dhe diskuton, sipas përcaktimeve të bëra në këtë Rregullore, efektet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për legjislacionin. Nëse Këshilli vendos se nevojitet marrja e nismës ligjvënëse për plotësime ose ndryshime në legjislacion, ai i paraqet Këshillit të Ministrave rekomandimet e nevojshme ose ndërmerr nismën e vet ligjvënëse. Mendimi i Këshillit mund t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës.
Neni 88
Shqyrtimi i akteve të tjera normative
Procedurat e parashikuara në këtë pjesë zbatohen, për aq sa është e mundur, edhe për shqyrtimin e projektvendimeve normative që miratohen nga Kuvendi ose të akteve normative me fuqinë e ligjit të nxjerra nga Këshilli i Ministrave.