KONTROLLI I KUVENDIT
KREU I
PYETJET, INTERPELANCAT DHE MOCIONET
Neni 89
Dispozitë e përbashkët
1. Shqyrtimi i pyetjeve, interpelancave dhe mocionet për zhvillimin e një debati bëhen veçmas nga çdo diskutim tjetër.
2. Kryetari i Kuvendit, pas këshillimit me Konferencën e Kryetarëve, mund të vendosë që pyetjet, interpelancat ose mocionet që lidhen me çështje të njëjta ose të ngjashme të grupohen së bashku dhe të shqyrtohen njëherësh. Kur deputetët kërkues nuk bien dakord me mendimin e Kryetarit, çështja i paraqitet Kuvendit në seancën plenare më të parë, i cili merr vendim me votim të hapur dhe pa debat.
3. Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të mos pranojë pyetje, interpelanca ose mocione që janë formuluar me fjalë të pahijshme, paraqiten çështje që nuk janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, cenojnë nderin, jetën private ose personalitetin e një individi ose institucioni, janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ose pyetje dhe interpelanca që janë konsumuar më parë apo mocione që janë diskutuar ose janë marrë vendime për të njëjtin motiv brenda sesionit. Kur deputeti nuk është në një mendje me mendimin e Kryetarit, çështja i shtrohet Kuvendit, i cili, pasi dëgjon mendimin e Kryetarit dhe të deputetit kërkues jo më shumë se 10 minuta, vendos me votim të hapur dhe pa debat.
Neni 90
Pyetjet
1. Çdo deputet ka të drejtë t’i bëjë pyetje Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave. Deputetët ia paraqesin pyetjet Kryetarit të Kuvendit, i cili vë në dijeni anëtarin e Këshillit të Ministrave, të cilit i drejtohet pyetja.
2. Pyetjet bëhen për të marrë informacion për një ose disa çështje të caktuara. Pyetjet bëhen me shkrim, në një formë të qartë dhe të përmbledhur dhe duhet t’u përkasin atyre çështjeve që përfshihen në kompetencat e personave që u drejtohen pyetjet ose veprimtarisë së administratës për të cilën përgjigjen.
Neni 91
Përgjigjja e pyetjeve
1. Kuvendi njoftohet për pyetjet e bëra.
2. Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve në seancë plenare brenda 3 javëve nga data e paraqitjes së tyre.
3. Në të njëjtën seancë plenare nuk mund të përfshihen më shumë se dy pyetje të bëra nga i njëjti deputet.
Neni 92
Zhvillimi i seancës së pyetjeve
1. Në çdo seancë plenare, pas përfundimit të diskutimeve për çështje që s’janë në rendin e ditës, sipas nenit 45 të kësaj Rregulloreje, të paktën 45 minuta duhet t’i kushtohen seancës së pyetjeve, me përjashtim të rastit kur në kalendarin e punimeve është përcaktuar ndryshe.
2. Në rast se tejkalohet koha e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, pyetjet, të cilave nuk u janë dhënë përgjigje, zhvillohen në seancën plenare pasardhëse.
3. Pas përgjigjes së pyetjes së bërë, deputeti ka të drejtë të marrë fjalën dhe të deklarojë nëse është i kënaqur ose jo me përgjigjen, për jo më shumë se 3 minuta për secilën pyetje.
Neni 93
Përgjigjet e pyetjeve në komision
1. Deputeti mund të kërkojë që përgjigjen e pyetjes ta marrë në komisionin e përhershëm. Në këtë rast Kryetari i Kuvendit ia kalon pyetjen, sipas objektit të saj, kryetarit të komisionit të përhershëm përkatës dhe lajmëron anëtarin e Këshillit të Ministrave, të cilit i është drejtuar pyetja.
2. Përgjigjja e pyetjeve përbën pikën e parë të rendit të ditës të mbledhjes së komisionit të përhershëm me kalimin e 15 ditëve nga data e paraqitjes së saj dhe për zhvillimin e saj zbatohet neni 92 pika 3 e kësaj Rregulloreje.
Neni 94
Përgjigjet me shkrim të pyetjeve
1. Në rast se deputeti kërkon përgjigje me shkrim, ai i drejtohet anëtarit përkatës të Këshillit të Ministrave, i cili duhet të përgjigjet brenda 3 javëve nga data e marrjes së kërkesës.
2. Në rast se nuk jepet përgjigje brenda kohës së përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit, me kërkesën e pyetësit, përfshin dhënien e përgjigjes si pikë të parë të rendit të ditës të mbledhjes së komisionit të përhershëm që ka lidhje me objektin e pyetjes.
Neni 95
Seanca e përjavshme e pyetje-përgjigjeve
1. Një herë në javë, të mërkurave, zhvillohet seanca e përjavshme e pyetje- përgjigjeve jo më shumë se 60 minuta.
2. Pyetjet për seancën e përjavshme të pyetje-përgjigjeve paraqiten me shkrim deri ditën e hënë në orën 1400 në sekretarinë e Kuvendit. Pyetjet i paraqiten menjëherë Kryeministrit dhe anëtarit të Këshillit të Ministrave, të cilit i janë drejtuar.
3. Çdo deputet, në seancën e përjavshme të pyetje-përgjigjeve, ka të drejtë të paraqesë një pyetje të vetme, të formuluar qartë dhe në mënyrë të përmbledhur për një çështje urgjente ose me interes të gjerë publik ose politik.
4. Çdo deputet, që ka paraqitur pyetjen për seancën e përjavshme të pyetje-përgjigjeve, mund ta parashtrojë atë për një kohë jo më të gjatë se 2 minuta. Kryeministri ose ministri përgjigjet për pyetjen e bërë jo më shumë se 5 minuta dhe, pas kësaj, pyetësi ka përsëri të drejtën të flasë deri në 3 minuta. Pyetjeve fillimisht u përgjigjet Kryeministri ose Zëvendëskryeministri dhe më pas vijohet me ministrin, të cilit i janë drejtuar numri më i madh i pyetjeve.
5. Në rastet e pyetjeve për seancën e përjavshme të pyetje-përgjigjeve zbatohet neni 89 i kësaj Rregulloreje.
6. Pyetjet e paraqitura sipas këtij neni nuk mund të vendosen edhe si pyetje të zakonshme.
Neni 96
Interpelancat
1. Interpelancë është kërkesa me shkrim drejtuar Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave, për të marrë shpjegime për motivet, synimet dhe qëndrimin e Këshillit të Ministrave ose lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tyre. Interpelanca i paraqitet Kryetarit të Kuvendit, i cili vë në dijeni menjëherë anëtarin e Këshillit të Ministrave, të cilit i drejtohet kërkesa për interpelancë.
2. Interpelanca bëhet nga çdo deputet ose grup deputetësh.
3. Interpelancat, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore parashikohet ndryshe, paraqiten në Kuvend çdo të martë deri në orën 1400. Ato parashikohen të zhvillohen në seancë plenare, si rregull, në tri të hënat pasardhëse nga data e paraqitjes.
4. Nuk mund të zhvillohen në të njëjtën seancë plenare më shumë se dy interpelanca të paraqitura nga i njëjti deputet ose grup deputetësh.
5. Deputeti, që ka paraqitur interpelancën, ka të drejtë ta shpjegojë atë jo më shumë se 7 minuta dhe pas deklarimit jo më shumë se 20 minuta të anëtarit të Këshillit të Ministrave, të cilit i është drejtuar interpelanca, të shprehë për jo më shumë se 15 minuta arsyet nëse është i kënaqur ose jo me përgjigjen e dhënë. Pas përfundimit të fjalës së deputetit, ka të drejtë të flasë ministri dhe pas tij deputeti që ka paraqitur interpelancën për jo më shumë se 3 minuta secili.
Neni 97
Interpelancat për çështje urgjente
1. Një kryetar grupi parlamentar ose 7 deputetë mund të kërkojnë zhvillimin e një interpelance për çështje urgjente. Çdo kryetar grupi parlamentar nuk mund të kërkojë më shumë se një interpelancë për çështje urgjente për një muaj dhe çdo deputet nuk mund të nënshkruajë më shumë se një interpelancë të tillë për një muaj.
2. Interpelanca për çështje urgjente, si rregull, depozitohet në Kuvend jo më vonë se ditën e hënë në orën 1400 dhe ajo zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës në një nga seancat plenare të javës në vijim.
3. Për interpelancat për çështje urgjente zbatohet neni 96 pika 5 e kësaj Rregulloreje.
Neni 98
Mocionet
1. Një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 7 deputetë mund të paraqesin një mocion me qëllim zhvillimin e një debati në Kuvend për një çështje të veçantë dhe, në përfundim të tij, mund të propozojnë miratimin e një rezolute ose deklarate, teksti i së cilës i bashkëlidhet kërkesës për zhvillimin e mocionit.
2. Kërkesa për zhvillimin e një mocioni paraqitet te Kryetari i Kuvendit, i cili brenda 3 ditëve mbledh Konferencën e Kryetarëve për të vendosur për datën e zhvillimit të mocionit në seancë plenare. Në rast se data përcaktohet me mirëkuptim në Konferencën e Kryetarëve, ajo i njoftohet Kuvendit në seancën plenare më të parë. Në rast se në Konferencën e Kryetarëve nuk arrihet mirëkuptimi mes kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryetari i Kuvendit e paraqet kërkesën në seancë plenare, propozon një datë të mbajtjes së mocionit dhe i kërkon Kuvendit të vendosë me votim të hapur pasi dëgjon një folës pro dhe një kundër për jo më shumë se 10 minuta. Në çdo rast debati nuk mund të zhvillohet më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së mocionit.
3. Kur ka disa mocione për çështje të njëjta ose që lidhen me njëra - tjetrën, Kuvendi mund të bëjë një debat të përbashkët.
Neni 99
Zhvillimi i mocionit në seancë plenare
1. Zhvillimi i mocionit në seancë plenare përfshin debatin e përgjithshëm dhe debatin për amendamentet për projektdeklaratën ose projektrezolutën, në rast se ajo është propozuar për miratim.
2. Koha e debatit të përgjithshëm përcaktohet në Konferencën e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 pika 3 të kësaj Rregulloreje. Deputetët që dëshirojnë të diskutojnë në debatin e përgjithshëm duhet të jenë regjistruar në listën e diskutuesve të paktën dy orë para fillimit të debatit.
3. Amendamentet me shkrim për projektrezolutën ose projektdeklaratën duhet të jenë të regjistruara në Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet të paktën 24 orë para kohës së caktuar për zhvillimin e debatit dhe t’u jenë shpërndarë deputetëve. Pas përfundimit të debatit të përgjithshëm, autori i amendamentit ka të drejtë të paraqesë propozimin e tij për jo më shumë se 5 minuta dhe çdo deputet ka të drejtë të diskutojë deri në 5 minuta për amendamentin e paraqitur.
4. Drejtuesi i seancës fillimisht hedh në votim amendamentet që kërkojnë të shtojnë ose të ndryshojnë fjalë në tekstin e projektdeklaratës ose të projektrezolutës, duke filluar nga amendamenti që është më larg tekstit, pastaj ato që kërkojnë të heqin fjalë ose pjesë të saj dhe në fund tekstin e paraqitur nga nismëtarët e mocionit.
KREU II
MOCIONET E BESIMIT DHE TË MOSBESIMIT
Neni 100
(Ndryshuar pika 4, me Vendimin e Kuvendit nr. 193, datë 7.7.2008)
Mocioni i besimit
1. Kryeministri, në mbështetje të nenit 104 të Kushtetutës, mund të paraqesë në Kuvend mocion besimi. Mocioni i besimit paraqitet nga Kryeministri për një çështje që ai e vlerëson të rëndësishme dhe mund të lidhet me miratimin në Kuvend të një projektligji ose projektvendimi. Në rast se Kryeministri paraqet mocionin të lidhur me miratimin e një neni, pjesë të tij ose me projektligjin në tërësi, mocioni votohet pasi të jenë paraqitur të gjitha amendamentet në lidhje me ta. Teksti i propozuar nga Kryeministri hidhet i pari në votim.
2. Mocioni i besimit nuk mund të lidhet me propozime për hetime të Kuvendit, emërime dhe shkarkime personash, heqje imuniteti dhe në përgjithësi me çështje që lidhen me funksionimin e Kuvendit.
3. Konferenca e Kryetarëve përcakton kohën e debatit që do të mbahet për mocionin e besimit, duke i lejuar kohë për diskutime jo më pak se 3 minuta çdo deputeti që s’bën pjesë në grup parlamentar ose atyre që dëshirojnë të paraqesin qëndrime të ndryshme nga grupi parlamentar të cilit i përkasin. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga data e paraqitjes së tij në seancë plenare.
4. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105 të Kushtetutës.
Neni 101
(Ndryshuar pikat 1 dhe 4, me vendimin e Kuvendit nr. 193, datë 7.7.2008)
Mocioni i mosbesimit
1. Jo më pak se një e pesta e të gjithë deputetëve, në mbështetje të nenit 105 të Kushtetutës, ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar njëkohësisht një Kryeministër të ri. Mocioni i mosbesimit duhet të përmbajë nënshkrimet e deputetëve dhe të jetë i arsyetuar.
2. Me paraqitjen e mocionit të mosbesimit, Kryetari i Kuvendit njofton menjëherë Kryeministrin dhe thërret Konferencën e Kryetarëve, për të përcaktuar datën e zhvillimit të mocionit. Paraqitja e mocionit në seancë plenare bëhet jo më vonë se 7 ditë nga depozitimi i tij dhe votimi nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij në seancë plenare, sipas pikës 3 të këtij neni.
3. Seanca plenare, e përcaktuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit, fillon me paraqitjen e mocionit për jo më shumë se 5 minuta nga përfaqësuesi i nënshkruesve të tij dhe vijon me zhvillimin e debatit për të, sipas kohës së përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve. Në përfundim të debatit ka të drejtë të flasë përfaqësuesi i nënshkruesve të mocionit jo më shumë se 10 minuta.
4. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga data e votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend.
5. Në rastin kur mocioni i mosbesimit nuk miratohet, nënshkruesit e tij nuk mund të paraqesin dhe as t’i bashkohen ndonjë mocioni tjetër mosbesimi brenda të njëjtit sesion.
KREU III
DISPOZITA TË TJERA PËR KONTROLLIN
NGA KUVENDI
Neni 102
Kontrolli nga komisionet e përhershme të Kuvendit
1. Komisionet e përhershme të Kuvendit mund t’i paraqesin Kuvendit raporte ose propozime për çështje që janë nën kompetencën e tyre ose kur një gjë e tillë u është kërkuar nga Kuvendi.
2. Komisionet kanë të drejtë të thërrasin në çdo kohë ministrat, për të dhënë shpjegime dhe sqarime për probleme të fushave ku ata janë individualisht përgjegjës, si dhe për zbatimin e ligjeve, të vendimeve, rezolutave ose deklaratave të miratuara nga Kuvendi. Drejtuesit e institucioneve shtetërore, me kërkesë të komisioneve, japin shpjegime dhe informojnë për çështje që lidhen me veprimtarinë e tyre.
3. Komisionet e përhershme, brenda fushave përkatëse të përgjegjësisë, mund të kryejnë kontrolle ose të kërkojnë dokumentacione që i konsiderojnë të nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje të caktuar. Në këtë rast Kryetari i Kuvendit njoftohet me shkrim nga kryetari i komisionit. Në përfundim të kontrollit, komisionet hartojnë një raport, i cili i përcillet Kryetarit të Kuvendit dhe bëhet i njohur publikisht, duke përfshirë edhe mendimin e pakicës.
Neni 103
Raportimi në Kuvend
1. Konferenca e Kryetarëve, në fillim të çdo viti, me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, vendos për kalendarin e paraqitjes në Kuvend të raporteve të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj. Kalendari i paraqitjes së raporteve u shpërndahet deputetëve në seancën plenare më të parë.
2. Kryetari i Kuvendit u kërkon dërgimin me shkrim të raportit institucioneve përkatëse të paktën dy javë para datës së caktuar për t’u mbajtur në seancë plenare dhe, pas paraqitjes së tyre, ia dërgon menjëherë komisionit të përhershëm përkatës për shqyrtim. Komisioni organizon seancë dëgjimore për shqyrtimin e raportit dhe, në përfundim të diskutimeve, harton një projektrezolutë të vlerësimit të punës së institucionit dhe ia paraqet atë seancës plenare.
3. Në seancë plenare, raporti mbahet nga titullari i institucionit për jo më shumë se 60 minuta, lexohet projektrezoluta e komisionit përkatës për vlerësimin e punës së institucionit dhe vijohet me pyetjet dhe përgjigjet e tyre dhe hapjen nga drejtuesi i seancës i debatit, në rast se zhvillimi i debatit kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 pika 3 e kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit votohet projektrezoluta e paraqitur nga komisioni, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 99 të kësaj Rregulloreje.
4. Një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë të thirren në seancë plenare drejtuesit e institucioneve shtetërore, për të dhënë shpjegime ose për të informuar Kuvendin për çështje të veprimtarisë së tyre. Kërkesa duhet të paraqitet me shkrim dhe Kuvendi vendos me votim të hapur dhe pa debat, pasi dëgjon një folës pro dhe një kundër jo më shumë se 3 minuta.
Neni 104
Peticionet
1. Peticionet, të cilat i drejtohen Kuvendit, shqyrtohen nga komisionet e përhershme përkatëse.
2. Pranohen për shqyrtim peticionet, të cilat janë bërë me shkrim, kanë emrin e dërguesit dhe nënshkrimet përkatëse, janë të kuptueshme dhe tregojnë qartë objektin e tyre.
3. Peticionet dërgohen nga Kryetari i Kuvendit në komisionin e përhershëm që ka lidhje me objektin e paraqitur në peticion. Kryetari komisionit mund t’ia kthejë peticionin dërguesve për rihartim ose t’u kërkojë atyre sqarime shtesë.
4. Jo më vonë se 45 ditë nga data e marrjes së peticionit, kryetari i komisionit e paraqet peticionin në komision, duke propozuar njëkohësisht edhe mënyrën e zgjidhjes ligjore ose mospranimin e peticionit. Në rast se komisioni e gjykon të arsyeshme për zgjidhjen e çështjes, mund të autorizojë kryetarin e komisionit për të paraqitur një deklaratë në seancën plenare të Kuvendit. Hapat e ndërmarrë dhe zgjidhja e çështjes së ngritur në peticion i njoftohen dërguesve të peticionit.