SHËRBIMET E KUVENDIT
Neni 120
Shërbimet e Kuvendit
1. Shërbimet e Kuvendit kryejnë detyra këshillimore, informuese organizative dhe teknike në shërbim të veprimtarisë së deputetëve, Kuvendit dhe organeve të tij. Shërbimet e Kuvendit krijojnë mundësi dhe kushte të barabarta që deputetët, Kuvendi dhe organet e tij të kryejnë detyrat kushtetuese dhe ligjore.
2. Shërbimet e Kuvendit përbëhen nga:
a) shërbimet legjislative, në përbërje të të cilave janë shërbimi i seancës plenare, shërbimi juridik, shërbimi i analizës dhe mbikëqyrjes së zbatimit të Buxhetit të Shtetit dhe shërbimi i komisioneve të Kuvendit;
b) shërbimet e informacionit dhe dokumentacionit, në përbërje të të cilave janë shërbimi i kërkimit shkencor, bibliotekës dhe arkivit, shërbimi i teknologjisë së informacionit, shërbimi i botimeve parlamentare dhe shërbimi i marrëdhënieve me publikun;
c) shërbimi i marrëdhënieve me jashtë, në përbërje të të cilit janë shërbimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, shërbimi i marrëdhënieve konsullore dhe i trajtimit protokollar dhe shërbimi i përkthimit;
ç) shërbimet administrative, në përbërje të të cilave janë shërbimi i trajtimit të deputetëve, shërbimi i burimeve njerëzore, shërbimi i financës dhe buxhetit, shërbimi i transportit dhe shërbimi i mirëmbajtjes.
Neni 121
Drejtimi i shërbimeve të Kuvendit
1. Shërbimet e Kuvendit drejtohen dhe përgjigjen para Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, i cili është nëpunësi më i lartë civil në Kuvend që emërohet nga Byroja e Kuvendit, sipas nenit 11 pika 6 të kësaj Rregulloreje.
2. Sekretari i Përgjithshëm siguron dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punëve në Kuvend dhe përgjigjet para Kryetarit të Kuvendit dhe Byrosë së Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm përgjigjet për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të Kuvendit.
3. Sekretariatet e Kuvendit mbikëqyrin punën e shërbimeve për përmbushjen e detyrave të tyre në funksion të veprimtarisë së Kuvendit dhe të organeve të tij.
4. Struktura e detajuar dhe kufiri organik i punonjësve të Kuvendit vendoset nga Byroja e Kuvendit, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm.
Neni 122
Shërbimi i Sigurisë në Kuvend
1. Për të siguruar rendin dhe qetësinë në të gjitha mjediset e Kuvendit, funksionon Shërbimi i Sigurisë në Kuvend. Shërbimi i Sigurisë në mjediset e Kuvendit është i armatosur, ndërsa në sallën e zhvillimit të seancave plenare është i paarmatosur. Shërbimi pajiset me uniformë të veçantë dhe mjete teknike për plotësimin e detyrave të tij.
2. Punonjësit e Shërbimit të Sigurisë në Kuvend veprojnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit vetëm me urdhër të Kryetarit ose të drejtuesit të seancës dhe jashtë sallës së seancës plenare, sipas rregullave të përcaktuara nga Byroja e Kuvendit.
3. Shërbimi i Sigurisë në Kuvend për anën administrative, financiare dhe të përgatitjes profesionale bën pjesë në Gardën e Republikës.