Një nxënës është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të gjimnazit 'Partizani'. Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është nxënësi i kësaj shkolle, Feridon P., 16 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Menjëherë adoleshenti është transportuar për të marrë mjekim në spitalin e Traumës. Nga raportimet e para, mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mjekëve adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha. Ende nuk dihet se, kush është autori i kësaj ngjarjeje, ndërsa policia është duke hetuar në lidhje me shkaqet e plagosjes së ndodhur, që mendohet se janë banale.