Autorët arritën të kuptojnë edhe çfarë species mund të jenë zhdukur e që nuk janë përshkruar akoma nga biologët, vetëm duke studiuar të dhënat ekzistuese të 1.2milionë specieve, e duke krahasuar të përbashkëtat mes tyre, unazat e zhvillimit që mungojnë sikurse edhe ndryshimet. Robert May, një këshilltar i mëparshëm britanik për shkencën, pohoi se kjo përpjekje e re, njësoj si të mëparshmet, bazohet mbi të dhëna të paplota. Por, sipas tij, konkluzionet janë të arsyeshme. Ky numërim i specieve, si të tjerët para tij, nuk mund të jetë fjala e fundit. Ka plot të panjohura në katalogun e jetës, tha Rob Dunn, autori i “Every Living Thing”.
“E vërteta është”, sipas tij, “se ne jemi akoma shumë injorantë… Ne akoma nuk kemi inventarin e plotë të një pylli tropikal në botë, madje, as dhe të një hektari të vetëm pyllor.”
298,000 specie bimësh
611,000 specie kërpudhash
36,400 specie protozoarësh – organizma njëqelizorë
27,500 specie algash
Studiuesve nuk ua mbajti të numëronin as me përafërsi numrin e baktereve.
75% e 8.7milionë specieve – shumica e të cilave janë insekte – jetojnë në tokë;
25% ose afërsisht 2.2 milionë jetojnë në ujë.
86% e të gjitha bimëve dhe kafshëve në tokë dhe 91% e atyre në det, akoma nuk janë kataloguar dhe emërtuar.
250 vjet më parë është shpikur “taksonomia”, sistemi i kategorizimit të specieve nga Carl Linnaeus.